A+ A A-

Nën mrekullinë e natyrës së Mesdheut, mes gjelbërimit dhe kaltërsisë, "Green Coast Hotel" ju ofron dimensionin e vërtetë të luksit. Një ndërtim i veçantë ku kombinohet arkitektura moderne me elementët tipikë të zonës së Rivierës Shqiptare, i ndërtuar me cilësi të lartë dhe konceptuar për komoditet të plotë, ofron shërbim të përzgjedhur për klientët e tij të privilegjuar.
Hoteli mirëpret vizitorë gjatë gjithë vitit, kështu që të ftuarit mund të shijojnë natyrën e këtij vendi të mrekullueshëm në të katërta stinët e vitit.
"Green Coast Hotel" i përbërë nga 120 dhoma dhe suita luksoze, bare, restorante, sauna, SPA etj., përveç atmosferës energjike verore, do të ofrojë edhe komfortin e një hoteli dimëror, nën qetësinë dhe zjarrin e oxhakut.
Pjesë e një Resorti Luksoz por edhe i distancuar njëkohësisht, është në çdo kohë në pritje të vizitorëve të tij ashtu sikurse është në shërbim të miqve, banorë të “Green Coast Luxury Resort”.
I pozicionuar në pjesën më të lartë të "Green Coast Luxury Resort", me pamje të mrekullueshme nga brigjet e detit Jon, duke ofruar një vendndodhje unike dhe private, "Green Coast Hotel"  është destinacioni juaj në çdo kohë.

Së shpejti në Green Coast
Green Coast Hotel, është destinacioni ideal për pushime të paharrueshme dhe konferenca & seminare frytdhënës. Ofron mikpritjen autentike të zonës së Palasës me anë të një game të gjerë shërbimesh dhe lehtësirash të një standarti ndërkombëtar.

Lehtësirat në hotel do të përfshijnë Wifi, Butler Service, sauna, pishina, restorante etj si dhe kopshte të mrekullueshme me bimët e zonës për të shijuar një pasdite të qetë në shoqërinë e familjes dhe miqve.

Shërbimet në Hotel
  • Pritja & Recepsioni
  • Bar
  • Restorant i hapur 24 orë
  • Dyqane
  • Klubi i fëmijëve
  • Tualete publikë
  • Dushe publikë
  • Juice Bar
  • Dhomat e trajtimit Spa
  • Dhomat e trajtimit me avull dhe sauna
  • Thalasso Therapy
  • Fitness & palestër
  • Pishinë e brendshme
  • Qendër bukurie dhe sallon flokësh
  • Pishinë e jashtme
  • Tarraca
  • Kopshte



Shërbimet e biznesit
 
  • Salla Banketi
  • Salla Mbledhjeje
  • Salla Konferencash & Seminaresh
  • Dhome Multimedia
  • Shërbime korrieri

Pyetje

Na kontaktoni ndërmjet e-mail ose numrit të telefonit.

Regjistrohu

Regjistrohuni në buletinin tonë për të mar ofertat më të fundit

Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!

Na ndiqni

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251

  • Rruga “Dervish Hima”

    pallati “ Ambasador 3”, kati 4,

    Tiranë.