A+ A A-

Programi Qiradhënies

Programi Qiradhënies është një program përfitimi për banorët e Green Coast. Ai konsiston në dhënien me qira të njësisë së banimit me qëllim kthimin e shpejtë të investimit fillestare. Pjesë e programit mund të bëhen të gjithë pronarët e njësive të banimit në Resort.
Ky program do të menaxhohet me anë të strukturave nga një staf i dedikuar i kompanisë Green Coast. Kompania ndjek të gjithë procesin që nga gjetja e turistit për lëshimin me qira të njësisë, lidhja e kontratave, ofrimi shërbimeve për vizitorin, mirëmbajtja dhe kontrolli njësisë , etj. Marrëdhënia mes pronarit të shtëpisë dhe kompanisë Green Coast rregullohet nga një kontratë e cila parashikon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë marrëdhënie.
Programi qiradhënies ka një kthim investimi në norma të larta duke filluar minimalisht me 3% në vitet e para e deri në 10% në vit pas viti 2020. Green Coast nuk është vetëm një shtëpi ideale në plazhin më të bukur të Rivierës por edhe nje investim i zgjuar dhe me vlerë në rritje përgjatë viteve.

Investim në bashkëpronësi

Struktura “Investim në bashkëpronësi” është një formë blerje e huazuar nga shembujt më të mirë Europian ku 2 ose më shumë bashkëpronarë investojnë në një pronë në Green Coast, në kuota të ndryshme mbi çmimin e pronës. Të drejtat dhe detyrimet mes bashkëpronarëve lindin dhe rrespektohen mbi bazën e kuotës së investimit. Secili investitor /pronar përfiton titullin e pronësisë mbi njësinë në përpjestim me kuotën e tij të investimit.

Përdorimi i njësisë përgjatë një viti përllogaritet sërish mbi bazën e kuotës së bashkëpronësisë (shembull; pronari me 30% investim mbi njësinë përdor 30% të ditëve të një viti kalendarik ndarë gjatë gjithë muajve).
Investimi në bashkëpronësi nuk është vetëm një mënyrë lehtësuese për blerje por gjithashtu është një mënyrë e zgjuar investimi. Bashkëpronarët e njësive nëpërmjet kësaj skeme mund të përfshihen në programin e qiradhënies për një kthim investimi të shpejtë.

Pyetje

Na kontaktoni ndërmjet e-mail ose numrit të telefonit.

Regjistrohu

Regjistrohuni në buletinin tonë për të mar ofertat më të fundit

Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!

Na ndiqni

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251

  • Rruga “Dervish Hima”

    pallati “Ambasador 3”, kati 4,

    dera 26