Revista prestigjioze ndërkombëtare ‘The Plan” ka vlerësuar me cmimin e parë projektin e Lungomare të “Green Coast Resort” nga Shqipëria në ceremoninë solemne të mbajtur në Venecia Lido në datën 18 Maj 2017. “The Plan”, është një nga revistat më të njohura Europiane dedikuar arkitekturës dhe dizajnit. Kjo revistë nëpërmjet një jurie profesioniste, vlerëson çdo vit me çmime të dedikuara projekte të ndryshme arkitektonike, urbanistike, mjedisore etj. Juria profesioniste e “The Plan” e përbërë nga artkitektë, urbanistë, gazetarë dhe kritikë të njohur ndërkombëtarë edhe këtë vit ka marrë në shqyrtim projekte nga vende të ndryshme të botës në kategori të ndryshme ku për herë të parë, në këtë konkurs mori pjesë projekti Lungomare për “Green Coast Resort” i cili jo vetëm ka konkuruar denjësisht me projekte të tjera nga bota por dhe ia ka dalë të shpallet fitues i vendit të parë në kategorinë “Landscape”. Shëtitorja pranë detit e “Green Coast Luxury Resort” është projekti i cili tërhoqi vëmendjen e jurisë por edhe të publikut për sfidat që shfaqte në dizajn dhe funksionalitet pasi kërkohej në mënyrë të veçantë “miksimi” i duhur i të gjithë elementeve të natyrës, qëndrueshmërisë së terrenit dhe anës estetike të projektit gjë që ky projekt i kishte te llogaritura në perfeksion. Projekti do të implementohet në Palasë, Himarë, me investimin e Balfin Group i cili po ndërton “Green Coast Resort”, një ndër resortet më të mira në rajonin e Ballkanit. Si një projekt shume ambicioz, arkitektura dhe elementet e Green Coast janë kuruar në detaje dhe sipas eksperiencës më të mirë Europiane. Projekti i Shëtitores është projektuar me elegancë nga studioja italiane “Iraci Studio”- një prej studiove më të mira në Itali dhe Europë, të cilët arritën të realizojnë një ndërthurje të mrekullueshme të natyrës së pakrahasueshme të Palasës, me elementët tradicionalë të zonës si guri dhe druri, konceptin modern të shëtitoreve te plazhit bazuar në shembujt më të mirë, me të gjitha shërbimet që do të ofrohen për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të zonës, duke sjellë lehtësira, akses dhe funksionalitet per të gjithë projektin “Green Coast Resort” dhe zonën përreth.