Destinacione

Shqipëria

Imagjinojeni Shqipërinë si një sonet, që nis me dyshimin e një udhëtari për atë që e pret, kur sapo ka shkelur në një prej shteteve më të vogla të Europës.

Lexo më Shumë

Palasa

Fshati i Palasës vështron panoramën e mrekullueshme të një prej gjireve më të bukur të Rivierës Shqiptare. Plazhi me gurë të imët ndrin së largu, rrethuar nga uji i kristaltë e i bruztë dhe nga kodrat e gjelbërta me pemë ullinjsh, qitrosh dhe lisash, duke e bërë zonën vendin ideal për të pushuar.

Si të mbërrini

Palasa është lehtësisht e arritshme përmes fluturimeve direkte në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës e më pas përmes rrugëve automobilistike nga Tirana drejt Resortit Green Coast. Porti i Vlorës, Sarandës dhe Himarës janë një tjetër rrugë për të mbërritur në Palasë.

Lexo më Shumë

Atraksione turistike në jug

Shqipëria e jugut ofron shumë për të eksploruar, duke nisur nga aventurat në natyrë e deri te kështjellat e qytetet e shumta nga periudha të ndryshme historike.

Aktivitetet

Palasa është vendi ideal për një sërë aktivitetesh që Resorti Green Coast do të organizojë përgjatë gjithë vitit për rezidentët e tij.

Lexo më Shumë