Aktivitetet

Palasa është vendi ideal për një sërë aktivitetesh që Resorti Green Coast do të organizojë përgjatë gjithë vitit për rezidentët e tij.

Simpatizantët e sporteve në natyrë mund të organizojnë ndeshje volejbolli dhe basketbolli me miqtë e tyre në fushat respektive ose mund të zgjedhin aktivitete ujore si zhytja, paraglading, lundrimi, peshkimi dhe snorkeling. Kodrat përreth do ti kthejnë marshimet apo hedhjet me parashutë në përvoja të paharrueshme.

Duke lundruar me varkë për pak minuta, rezidentët e “Green Coast” mund të shijojnë banjot e diellit dhe kuzhinën vendase në gjire të vogla e të paprekura si Kanioni i Gjipesë, mund të shohin brendinë e “Shpellës së Piratëve” ose mund të vizitojnë sitin arkeologjik të Gjirit të Gramës, i njohur për detin e smeraldë dhe për 1500 shkrimet e lashta në gur që datojnë në shekullin e III para erës sonë.

Turet e personalizuara në Rivierën Shqiptare ofrohen në bashkëpunim me agjenci të ndryshme udhëtimi.

Fëmijët mund të luajnë me njëri-tjetrin në sheshin e lojërave, në park ose në pishinën e resortit.