Atraksione turistike në jug

Shqipëria e jugut ofron shumë për të eksploruar, duke nisur nga aventurat në natyrë e deri te kështjellat e qytetet e shumta nga periudha të ndryshme historike.

Parku Kombëtar i Butrintit

Butrinti ndodhet në bregun jugperëndimor të Shqipërisë, me fytyrë nga ishulli grek i Korfuzit. Siti është pushtuar nga një sërë perandorish duke nisur që nga shekulli i 8 para erës sonë. Llegjendat thonë se qyteti u themelua nga të dëbuarit e Trojës. Augusti formoi një koloni në Butrint dhe qyteti mbeti një port relativisht i vogël deri në shekullin e gjatë të erës sonë. Butrinti është siti arkeologjik më i rëndësishëm dhe më i vizituar në Shqipëri dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1992. Liqeni i Butrintit vlerësohet për biodiversitetin e florës dhe faunës.

Parku Kombëtar i Llogarasë

Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet 40 km në jug të Vlorës, aty ku takohen deti Jon dhe Adriatik. Njihet për pyjet e gjerë me pisha. Pisha Flamur është një prej pemëve më të larta në park dhe ka domethënie të jashtëzakonshme ekologjike. Aktivitetet ajrore janë shumë popullore në këtë zonë, sidomos garat paragliding që organizohen brenda kufijve të parkut. Vargmalet e Vetëtimës dhe plazhet piktoreske shërbejnë si ambienti ideal për të organizuar aktivitete në natyrë.

Bylisi

Themeluar në shekullin e tretë parë erës sonë, Bylisi ishte një qendër politike, ekonomike dhe kulturore e rajonit. Qeverisur nga një trupë shërbëtorësh civilë, Bylisi arriti zhvillim domethënës kur filloi të përdorte monedhat e bronzit dhe të njihej për artizanët e zotë. Katedralja është veçanërisht mbresëlënëse. Përmban bazilikën, pagëzimoren dhe kompleksin e dioqezës. Porta drejt hyrjes dekorohet nga një mozaik masiv, i cili është mozaiku më i madh i zbuluar në Shqipëri. Në të shpalosen motive të ndryshme dhe skena të jetës së barinjve e peshkatarëve.

Apollonia

Ciceroni, oratori i famshëm romak, u mahnit nga bukuria e Apollonisë dhe në një prej filipikateve të tij i referohet si magna urbs et gravis (qyteti madhështor dhe i rëndësishëm). Qyteti i lashtë, themeluar në shekullin e shtatë para erës sonë nga kolonizues grekë të Korintit dhe Korkyrës, ndodhet 11 km në perëndim të qytetit të Fierit. Rrënojat më interesante janë ato të këshillit të qytetit, biblioteka, harku triumfal dhe tempulli i Artemisit. Vlen të përmendet Odeoni, nga shekulli i dytë para erës sonë, i cili dikur akomodonte përafërsisht 10,000 spektatorë. Siti është lehtësisht i arritshëm dhe ofron pamje të mrekullueshme të vijës bregdetare të Adriatikut dhe një sërë objektesh me vlerë historike dhe arkeologjike.

Antigona

Qyteti i Antigonës pati jetë të shkurtër, vetëm 150 vite. U themelua nga një prej emrave më të njour të lashtësisë, Mbreti Pirro i Epirit (319 – 272 para Krishtit), nga i cili vjen dhe shprehja “fitore si e Pirros”. Në fillim të shekulli të tretë para Krishtit, Pirro u detyrua të luftonte në Egjipt. Aftësitë e tij i bënë përshtypje Berenicës, gruas së Mbretit Ptoleme të Egjiptit, i cili i ofroi dorën e të bijës, Antigonës, për martesë. Për hir të mirënjohjes për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro ndërtoi Antigonën.

Finiqi

Finiqi ndodhet në afërsi të Sarandës, 20 km në veri të Liqenit të Butrintit dhe kufirit të Shqipërisë me Greqinë. Siti është i pasur me gjetje nga periudha bizantine e klasike. Burime të lashta flisnin për begatinë e qytetit, sidomos gjatë periudhës helenistike, mes shekujve III dhe II para erës sonë, kur Finiqi ishte një qytet i spikatur i Ligës Epiriote. Në Finiq gjenden objekte të rëndësishme arkeologjike, përfshirë një tempull i stilit prostil, një teatër, shembuj shtëpish helenistike dhe disa cisterna uji romake. Gjithashtu, siti piktoresk ka edhe një kishë të rëndësishme bizantine.

Karaburun - Sazan

I vetmi Park Detar në Shqipëri, Karaburun – Sazani rrethohet nga një milje detare det duke nisur nga brigjet e Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.

Kështjella e Ali Pashës në Gjirin e Porto Palermos

Me vendndodhje në gjirin tektonik të Porto Palermos (njohur në lashtësi si Gjiri i Panormës), kështjella e vogël në formë pentagoni (me përmasa 150 x 400 x 20 m) gjendet në afërsi të fshatit të Qeparosë. U ndërtua në nder të gruas së Ali Pashës, Vasiliqisë, dhe shërbente si pikë kontrolli.

Kështjella e Lëkurësit

Kështjella e Lëkurësit ndodhet 2 km në jug të Sarandës. Ka formë katërkëndore, me kulla në secilin kënd. Kështjella u ndërtua në vitin 1537 me urdhër të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, gjatë rrethimit të Korfuzit. Kështjella gjendet në pikën më të lartë të qytetit dhe pamja nga restoranti është e jashtëzakonshme.

Grama

Një prej guroreve më të mëdha të maleve Akrokeraune (sot, gadishulli i Karaburunit), Grama u ndërtua në perëndim të gadishullit, në një gji të mbrojtur nga dallgët – sot Gjiri i Gramës. Guroret ishin dikur burimi kryesor i të ardhurave për qytetin e Orikumit, pasi produktet e tyre, blloqe masivë gurësh, përdoreshin për ndërtimin e monumenteve historike në Apolloni dhe Dyrrah. Gjiri u quajt Grama (greqisht për “shkronjë”) prej gdhendjeve të shumta të lëna prej detarëve që gjetën strehë aty ditët më stuhi. Gdhendjet më të vjetra i përkasin shekullit të III – II para erës sonë dhe arrijnë dhe periudhën romake e bizantine. Dy drejtues të rëndësishëm ushtarak dhe politik të Republikës Romake, Sula dhe Pompei, i riu, kanë lënë gjurmët e tyre në gjirin e Gramës.

Vlora

Ndër shekuj, Vlora është përshkruar nga udhëtarët e huaj “si nimfa e brigjeve të Jonit” dhe si “perla” e Mesdheut. Kështjellat ilire të Himarës, Janinës, Borshit dhe Porto Palermos gjenden të gjitha në Vlorë, stadiumi i Amantias, Triporti, mozaiku i Mesaplikut dhe gravura e Gramatës, po ashtu. Vlora ka pasur gjithnjë ndikim në historinë, politikat dhe ekonominë e Shqipërisë.

Amantia

Parku Kombëtar i Amantias, në lartësinë e Maleve të Kurveleshit, është 50 minuta larg qytetit të Vlorës. Përveç vendndodhjes spektakolare dhe biodiversitetit, Amantia ka qenë kryeqendra e fisit illir të Amantëve, rreth shekullit V para erës sonë. Ndër strukturat që janë trashëguar në gjendje të mirë janë një stadium dhe një skulpturë e njohur si “Zoti i Fertilitetit”, e cila për momentin shfaqet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.

Orikum

Vendosur në kryqëzimin e detit Adriatik dhe Jon, Orikumi është një qytet i vogël bregdetar. Dikur – rreth shekullit V para erës sonë – falë pozicionit të volitshëm gjeografik, qyteti shërbeu si port strategjik. Një ndër betejat më të rëndësishme të karrierës ushtarake të Jul Çezarit mes tij dhe kundërshtarit të fuqishëm, Pompeit, u mbajt në Orikum.

Shkarkoni Broshuren