Palasa

Një mrekulli e natyrës

Fshati i Palasës vështron panoramën e mrekullueshme të një prej gjireve më të bukur të Rivierës Shqiptare. Plazhi me gurë të imët ndrin së largu, rrethuar nga uji i kristaltë e i bruztë dhe nga kodrat e gjelbërta me pemë ullinjsh, qitrosh dhe lisash, duke e bërë zonën vendin ideal për të pushuar.

Gjiri i Palasës të bën të biesh në dashuri me shikim të parë. Në zbritje të rrugës gjarpëruese nga Parku Kombëtar i Llogarasë (1200m mbi nivelin e detit), e para që bie në sy është bukuria e pamohueshme e këtij gjiri.

Malet e thikta Akrokeraune e përqafojnë dhe e mbrojnë gjirin nga deti i hapur dhe puhia e ftohtë dimërore.

Me një pozitë të veçantë gjeografike mes limanëve të tre qyteteve të lashta port, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, fshati është lehtësisht i arritshëm përmes mjeteve detare e rrugore.

Historia e Palasës zë fill me mijëra vite para Krishtit. Në vitin 48 para Krishtit, gjatë pushtimit të Pompeit, Jul Çezari ankoroi anijen e tij dhe zbarkoi legjionin të pushonte në Palasë. Në atë periudhë, Palasa ishte një qytet port i rëndësishëm e me ekonomi të zhvilluar, deri kur ra pre e piratëve, të cilët dëmtuan pakthim mirëqenien e tij.

Sot, Palasa është një fshat i shquar i zonës, i njohur për traditën e kultivimit të bimëve mjekësore si rigoni dhe sherebela, dhe për bletarinë e mjaltin ekstremisht cilësor që njihet në gjithë rajonin.