Shqipëria

Peizazhi ishte i egër, e peizazhi ishte i ri;

Kjo e ëmbëlsoi rraskapitjen e pafundme të udhëtimit” 

Lord Byron*

Imagjinojeni Shqipërinë si një sonet, që nis me dyshimin e një udhëtari për atë që e pret, kur sapo ka shkelur në një prej shteteve më të vogla të Europës dhe përfundon me mahnitjen e tij/saj, kur dëshmon harmoninë hyjnore mes egërsisë së maleve dhe qetësisë së brigjeve të kristalta, që përshkon historinë e lashtë sa vetë kontinenti dhe popullin që përqafon njëherazi rrënojat Romake dhe arkitekturën moderne.

Mediat ndërkombëtare dhe turistët që kanë arritur ta vizitojnë Shqipërinë, e kanë quajtur njëzëri perla e fshehur e Europës. Në rreth 29.000m2, Shqipëria mbart një sërë thesaresh duke përfshirë katër vende të Trashëgimisë Botërore mbrojtur nga UNESCO, 30% të florës së Europës dhe 45% të faunës, lugina madhështore, pyje të gjithëfarëllojshëm, kanione e shpella dhe një rivierë fantastike plazhesh të bardha e të arta që ciken butë nga ujërat vibrantë të detit Adriatik dhe Jon.

Vendndodhja e volitshme e Shqipërisë në juglindje të Europës mban meritën e klimës Mesdhetare me 300 ditë me diell në vit që ju lejojnë të eksploroni vendin dhe fqinjët – Greqinë, Malin e Zi dhe Italinë përtej detit – kurdoherë dhe pa teklif.

Bukuria e egër, historia, tradita e pasur në gatim dhe bujaria e gjallëria e njerëzve, e bëjnë Shqipërinë një përvojë të pashoqe dhe për shumë të tjerë, një histori dashurie.

Kosto e ulët jetese

Në krahasim me pjesën tjetër të Europës, Shqipëria ka kosto të ulët jetese. Ka çmime me të lira në tregun e pronave të paluajtshme në krahasim me shtetet fqinje: 56% më të ulëta se Greqia, 50% më të ulëta se Mali i Zi, 60% më të ulëta se Kroacia dhe 75% më të ulëta se Italia. Çmimet e pronave të paluajtshme janë rritur gradualisht me përafërsisht 20% gjatë pesë viteve të fundit dhe pritet të rriten më tej.

Vende të Trashëgimisë Botërore

Qyteti i Gjirokastrës

Deklaruar “Qytet Muze” nga qeveria shqiptare në vitin 1961 dhe si vend i Trashëgimisë Botërore në 2005-n, Gjirokastra është dëshmi e gjallë e traditës, kulturës dhe jetës gjatë shekujve XIV –XIX.

Parku Kombëtar i Butrintit

U shpall “Monument Kulture” nga qeveria shqiptare në vitin 1948 dhe u regjistrua si vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1992. U përfshi në Listën e Monumenteve në Rrezik në vitin 1997. Sipërfaqja e Parkut u zgjerua në vitin 1999.

Qyteti i Beratit

U regjistrua si vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 2005 dhe u ratifikua në vitin 2008. Në Berat gjenden gjurmë të periudhave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Qyteti njihet për kishat e vjetra dhe koleksionet e vyera të afreskëve, ikonave dhe gravurave. Në vitin 1961, Berati u mor nën mbrojte nga shteti shqiptar dhe u deklarua “Qytet Muze”.

Pyjet e Lashta të Karpateve dhe Rajoneve të Tjera të Europës

Lumi i Gashit, në Tropojë – në Verilindje të Shqipërisë – dhe pyjet e lashta të ahut në Rrajcë në Përrenjas – Shqipëri e Mesme – janë dy prej siteve të para natyrale shqiptare që u morën nën mbrojten e UNESCO-s në vitin 2017 si shtesë e vendit të Trashëgimisë Botërore të Pyjeve të Lashta të Ahut. Zonat demonstrojnë procesin e zgjerimit të këtyre pyjeve pas periudhës akullajnore dhe shfaqin motivet ekologjike më të plota dhe më domethënëse të ahut europian në varësi të mjedisit.

Iso-polifonia shqiptare

Iso-polifonia shqiptare u shtua në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë orale të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, një fakt që u deklarua me krenari në gjithë botën nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.