Investitor Strategjik

Green Coast, një investim gjigand në Mesdhe synon ta vendosë Palasën në të njëjtin rang me destinacione të tjera turistike të njohura në botë. Si një prej investimeve më të rëndësishme në turizmin shqiptar me një vlerë që arrin 100,000,000 Euro, Green Coast do të ndikojë jo vetëm në rritjen ekonomike të zonës, por gjithashtu edhe të Shqipërisë. Falë kontributit domethënës në industrinë e turizmit, në korrik të 2016-s, Green Coast mori titullin “Investitor Strategjik”.

Rreth Balfin Group:

Balfin Group, investitori dhe zotëruesi i vetëm i projektit Green Coast, është grupi më i madh dhe më inovator i investimeve në Shqipëri e rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

  • Kompanitë e grupit punësojnë mbi 5,000 njerëz.
  • Xhiroja vjetore e grupit tejkalon 600 milion euro.
  • Asetet totale të grupit vlerësohen më shumë se 500 milion euro.
  • Jemi të pranishëm në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali dhe Bosnje-Hercegovinë.
  • Balfin Group ka një portofol investimesh të diversifikuar.