Partnerët

BALFIN REAL ESTATE - PREMIUM SPACES

Balfin Real Estate është kompania që ofron për shitje hapësira premium të pasurive të patundshme, për klientët shqiptarë dhe të huaj. Balfin Real Estate, me portofol aktual prej 250 milionë euro dhe me një bazë të konsiderueshme të dhënash të klientëve, ofron standardin më të lartë të profesionalizmit, jo vetëm në proçesin e blerjes, por edhe në menaxhimin, shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe projekteve në tregun e pasurive të patundshme. Kompania ofron jo vetëm komplekse luksoze, ndërtesa rezidenciale, rezorte turistike, por dhe programe të shërbimeve për dhënien me qira të pronës tuaj, këshillim financiar etj.

Shërbimet e Balfin Real Estate përfshijnë:

  • Shitje të hapësirave rezidenciale dhe tregtare
  • Shitje të hapësirave të patundshme me destinacion turistik
  • Menaxhim prone
  • Menaxhimi i marketingut për projektet e pasurive të patundshme

Balfin Balfin Real Estate ka selinë në Tiranë dhe është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe një ndër grupet më të fuqishme në rajon.

Horwath HTL

Horwath HTL është një prej organizatave më të mëdha konsulente e specializuar në industrinë e hotelerisë me 45 filiale në gjithë botën, të cilat kanë realizuar me sukses 20,000 projekte për klientë privatë dhe publikë. Horwath HTL njihet si specialist i pashoq në hoteleri, turizëm dhe argëtim, siguron më të mirën përmes kombinimit të përvojës ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas. Themeluar në New York në vitin 1915, kompania ofron këshillim të specializuar dhe të paanshëm për më shumë se 100 vite dhe njihet si lider i tregut në gjithë fushat e tij si hoteleria, turizmi dhe argëtimi. Si themelues dhe autorë të Sistemit Uniform të Kontabilitetit, standartin që përdor gjithë industria e mikpritjes për të raportuar të dhënat financiare, Horwath HTL shkroi në kuptimin e parë rregullat që masin performancën e hoteleve në gjithë botën.

Alexandros N. Tombazis and Associates Architects

Një prej studiove arkitekturore më të mira në Europë, e specializuar në dizenjot bioklimatike e që kursejnë energji, që prej viteve ’70, Alexandros N. Tombazis and Associates Architects ndërton projekte që respektojnë natyrën dhe mjedisin. Puna e kësaj kompanie është vlerësuar disa herë në Greqi dhe ndërkombëtarisht me çmime të rëndësishme në disa konkurse. U janë besuar projekte në Greqi, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sulltanatin e Omanit, Portugali, Hollandë, Norvegji, Bullgari, Rumani, Ukrainë (projekte të ndryshme në sporte, zyra, ndërtesa komerciale, publike dhe kulturore, në edukim, shëndetësi, turizëm, banka, strehim, etj.)

Iraci Architetti

Studioja e mirënjohur italiane e ndërkombëtare, Iraci Architetti dizenjoi shëtitoren e Green Coast. Ky projekt mori çmimin e parë në kategorinë e peizazhit në konkursin e përvitshëm të “The Plan Magazine”. Dizenjoja e shëtitores kombinon me elegancë natyrën e Palasës dhe elementët tradicionalë të gurit dhe drurit. Shëtitorja është e pozicionuar përballë detit Jon dhe është lehtësisht e arritshme nga klientët dhe vizitorët e hotelit.