Rreth Green Coast

Green Coast Resort, një investim i rrallë në Shqipëri dhe një projekt elegant që i shtohet Mesdheut, është ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë – një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, në afërsi të Vlorës.

Shtrirë në 20 hektarë truall, duke respektuar mirëfilli ekosistemin, kulturën dhe historinë e Palasës, resorti ofron më të mirat e nivelit të lartë të jetesës, i përbërë nga: Vila të hijshme elitare dhe Vilat të tjera 4 Familjare, frymëzuar nga shtëpitë e vjetra të Palasës, një hotel në standart me 5 yje dhe një shëtitore piktoreske buzë detit me restorante tradicionale e gourmet, shërbime dhe argëtim cilësor dhe njësi të tjera biznesi në dispozicion të banorëve dhe vizitorëve.

Resorti Green Coast është një prej dizenjove arkitekturore më mbresëlënëse në rajon. Iraci Architetti, studio italiane arkitekturore dhe A. N. Tombazis & Associates Architects, studio greke arkitekturore, shfrytëzuan përvojën e tyre ndërkombëtare për të sjellë në jetë Resortin Green Coast.

Projekti do të sjellë një standart të ri në turizmin shqiptar, me shërbime të dedikuara dhe të specializuara. Për këdo që po merr në konsideratë investimin në tregun gjithnjë në rritje të turizmit dhe pronave të paluajtshme në Shqipëri, Resorti Green Coast u ofron mundësi investimi klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm, vendas dhe ndërkombëtarë, përmes Programit të Qirasë dhe Bashkëpronësisë së Pronës.

Shkarko Broshuren