Hoteli

Madhështia e Mesdheut

Malet e thepisur dhe plazhi me ujë të kristaltë krijojnë sfondin perfekt për një hotel kompleks, frymëzuar nga natyra, ndërtuar në natyrë. Duke respektuar topografinë natyrale, hoteli, i vendosur në pikën më të lartë të resortit, është ideuar në nivele. Çdo nivel ka pamje të pastër të natyrës dhe detit.

Green Coast Hotel ka 136 dhoma dhe 45 shtëpi pushimi (të vendosura poshtë hotelit), një restorant gurmet, bar, SPA dhe do të bëjë më të mirën për të siguruar rehatinë dhe argëtimin e mysafirëve. Dhjetë prej suitave janë dizenjuar për të mikpritur pushues gjatë dimrit, pasi kanë oxhak.

Shërbime dhe ambiente të volitshme

Hoteli do të jetë i pajisur me gjithë ambientet dhe shërbimet e nevojshme për të siguruar një qëndrim të rehatshëm dhe të paharrueshëm.

Hapësira publike e kompleksit është e ndarë në dy nivele.

Niveli i parë përbëhet nga holli i recepsionit, ambientet e konferencave, zyrat e administratës dhe bari. Niveli i dytë përbëhet nga SPA, restorantet dhe bari i pishinës, dy pishina, përfshirë një për fëmijët. Facilitetet e tjera të hotelit ndodhen gjithashtu në këtë nivel, bashkë me një rruginë që të dërgon në parking. Disa prej vilave do të jenë pjesë e hotelit, përmes konceptit të Bashkëpronësisë së Pronave (Property Sharing). Në këtë mënyrë, mysafirët do të kenë një shumëllojshmëri zgjedhjesh mbi qëndrimin në resortin tonë.

Elemente elegante të ndërthurura me tradicionalen

Arkitektura e hotelit ndjek të njëjtën linjë si pjesa tjetër e resortit: stil modern, por bazuar në traditë.  Materialet e ndërtimit janë kryesisht,  të zonës, të përdorura me shekuj të tërë në ndërtimin e  shtëpive në këtë rajon të Shqipërisë.

Qasja volumetrike e hotelit puqet me elegancën arkitekturore lindur nga natyra. Sipërfaqja e ndërtesës është e bardhë e shtrihet mbi mure të gurta e të rënda. Materialet e dhomave u zgjodhën duke pasur prioritet përshtatjen me natyrën. Muret e gurta dhe tarracat e gjelbërta u zhvilluan në përkim me vizionin tonë. Dhomat Comfort dhe dhomat Superior do të kthehen në zgjedhjen e preferuar të çifteve dhe familjeve të vogla. Suitat familjare Junior janë të ndara në dy module dhe mund të mbajnë 4 deri në 5 shtrate. Suitat kanë ballkone të gjerë dhe janë përgjithësisht, më të qeta. Shtëpitë e pushimit ndodhen në park dhe janë më pranë plazhit. Rruga drejt plazhit privat është ndërtuar në një seri shtegjesh, shkallësh dhe rruginash për makinat e golfit. Largësia nga plazhi është e limituar mes 30 dhe 250 metra.