Shërbimet

Resorti Green Coast u dedikohet rezidentëve në çdo ditë të vitit, i dedikohet rehatisë, mirëqenies e relaksimit të tyre dhe shërbimit me pesë yje. Shërbimi i Ndihmësve (Butler Service), tërësisht i personalizuar, kujdeset për nevojat e çdo rezidenti, qoftë prezent në resort ose jo. Stafi i dedikuar i Green Coast Resort kujdeset për mirëmbajtjen, pastrimin, kopshtin, sigurimin dhe transportin, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.

Siguria

Green Coast Resort garanton siguri maksimale përmes rojeve dhe kamerave të sigurisë të vendosura në zona të ndryshme të resortit. Të vetmit persona që mund të hyjnë në brendësi të resortit, janë të pajisurit me kartën e residentit, e cila lëshohet nga Green Coast.

Residentët e Green Coast Resort përfitojnë  shumëllojshmëri përfitimesh si: shërbimi i transportit brenda resortit përmes Buggy Cast dhe City Bike, si dhe çmime preferenciale për shërbimet dhe lehtësitë e ofruara nga hoteli.

Banorët do të kenë në dispozicion një administrate të veçantë  për të ndarë mendimet apo shqetësimet e tyre.  Gjithashtu banorët do të pajisen me një kartë banimi.

  • Sistem i Integruar Shërbimesh
  • Mirëmbajtje e përvitshme
  • Shërbimi i Ndihmësve – shërbim i personalizuar
  • Karta e Pronarit
  • Pushime Club
  • Mol/Skelë
  • Helipad
  • Park lojërash
  • Fusha sportesh
  • Amfiteatër
  • Park ujor
  • Restorante
  • Bare dhe bare në plazh
  • Supermarket
  • Fast Food
  • Kafeteri
  • Akullore
  • Farmaci, qendër e kujdesit ndaj shëndetit
  • SPA, qendër e kujdesit ndaj vetes
  • Pishinë verore dhe dimërore
  • Palestër