Shëtitorja

Aty ku miqtë e vjetër e të rinj kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin. Shëtitorja do të shërbejë si një ndarëse e pronave të paluajtshme dhe hotelit nga plazhi. Janë përdorur struktura të padëmshme, të fshehura në rërë e gjelbërim.


Rezidentët e Green Coast mund t’i përdorin me lehtësi gjithë facilitetet e vendosura në Shëtitore, si plaza e eventeve, pista e sporteve të ujit, disa bare dhe sigurisht, pishina private.


Aty ku miqtë e vjetër e të rinj kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin. Shëtitorja do të shërbejë si një ndarëse e pronave të paluajtshme dhe hotelit nga plazhi. Janë përdorur struktura të padëmshme, të fshehura në rërë e gjelbërim.

Rezidentët e Green Coast mund t’i përdorin me lehtësi gjithë facilitetet e vendosura në Shëtitore, si plaza e eventeve, pista e sporteve të ujit, disa bare dhe sigurisht, pishina private.

Nazar Beach

Nazar Beach njësia e parë e shërbimit në shëtitoren Green Coast e cila filloi operimin në Gusht 2018, është një ambjent elitar, i pari i llojit të vet në Shqipëri. Kjo arratisje perfekte në Plazhin e Palasës është dizenjaur nga AK Architects, një kompani greke e spezializuar në projekte të ngjashme në ishujt Grekë. Është kombinim i tradicionales, materialeve organike dhe stil bohemian, duke paraqitur një atmosferë premtuese dhe premium.

Arkitekturë Stil Bohemian, atmosferë premium dhe elegante, beach lounge tunes, njohuri ndërkombëtare në menaxhim, shërbim me cilësi të lartë dhe koktejle të jashtëzakonshme, janë atributet që dallojnë Plazhin Nazar nga gjithë të tjerët në Shqipëri. Të gjithë vizitorët mund të përjetojnë shërbimet e një destinacioni ekskluziv të ri të kuzhinës, të festojnë në perëndim të diellit dhe të përjetojnë mbrëmje magjike e plot jetë.

Një parajsë shoqërore

Mendojeni Green Coast Resort si një qytezë të vogël e të hareshme, ku mirëqenia juaj merr gjithnjë përparësi.

Resorti është një parajsë shoqërore, duke nisur me shëtitoren elegante buzë detit, ku mund të kaloni momente të vyera me miq të vjetër e të rinj. Amfiteatri i ideuar për projektimin e filmave dhe shfaqjeve, baret e ndryshme dhe restorantet gourmet do të pasurojnë denjësisht jetën e natës në resort.

Jetë e shëndetshme

Resorti Green Coast përmban hapësira të dedikuara aktiviteteve sportive gjatë ditës dhe natës. Fëmijët mund të luajnë me njëri-tjetrin në parkun e lojërave a në natyrë. Do të ketë një palestër dhe fusha basketbolli dhe volejbolli. Gjithashtu, rezidentët mund të bëhen pjesë e aktiviteteve ujore si snorkeling, zhytje, lundrim me kanoe, fluturime me parashutë, lundrim me anije me vela dhe peshkim. Kodrat që rrethojnë zonën janë aq të bukura, sa udhëtimet me parashutë e marshimet në këmbë do të kthehen në përvoja të paharrueshme. Në afërsi të Palasës ka plazhe dhe gjire të virgjër që mund të arrihen lehtësisht me motoskaf. Turet e personalizuara në Rivierën Shqiptare ofrohen në bashkëpunim me agjenci të ndryshme udhëtimi.

Shërbime dhe ambiente të tjera të volitshme

Rezidentët nuk do ta ndjejnë në asnjë moment që janë larg shtëpisë, pasi Green Coast Resort ofron gjithë shërbimet dhe ambientet e nevojshme për të qenë një vendbanim komod. Një zonë specifike është rezervuar për supermarketin, farmacinë dhe klinikën shëndetësore. Resorti po bashkëpunon me markat më të mira për të sjellë pranë rezidentëve produktet dhe shërbimet më cilësore. Parkingu dhe shërbimet publike gëzojnë hyrje të veçanta dhe të drejtpërdrejta në plazh.