Vilat Elite Deluxe

Një shtëpi ëndrre në bregdetin e mrekullueshëm

Vilat Elite Deluxe ndodhen  në linjën e parë të resortit, e si rrjedhim kanë privilegjin e të pozicionuarit më pranë detit. Këto vila premium, të cilat përbëhen nga dy kate, janë vilat me sipërfaqe më të madhe banimi si dhe sipërfaqe të parcelave në Green Coast Resort.

Arkitektura bashkëkohore është e thjeshtë, me linja të pastra dhe dritare të mëdha të cilat ofrojnë pamjen mbresëlënëse të detit Jon.

Vilat Elite Deluxe gjithashtu përfshijnë në projekt ndërtimin e një pishine dhe një sipërfaqe të mjaftueshme toke, e cila mund të përshtatet në një kopsht, park lojërash për fëmijë ose në një oborr për organizime familjare dhe  shoqërore, si dhe për qëllime të tjera argëtuese. Kjo hapësirë mund të përdoret edhe për vende parkimi.

Vilat Elite Deluxe, ofrojnë të gjitha lehtësitë e një jetese të rehatshme dhe premium gjatë gjithë vitit; janë një zgjedhje ideale për mbledhjen dhe bashkimin e familjes dhe shoqërisë gjatë pushimeve  dhe një mundësi e madhe për bashkëpronësi.

Karakteristikat e Vilës

Sipërfaqe e brendshme 466 m2

Nga 900 deri në 1500 m2 sipërfaqe trualli me 2 zona parkimi

Kati përdhe përfshinë sallon ndenjeje me hapsirë të bollshme

Kuzhinë dhe dhomë ngrënie, tualet, 1 dhomë dhe lavanderi

Hapësira të bollshme dhe të mirëorganizuara me arkitekturë moderne në përshtatje me personalitetin tuaj.

Kati i parë përfshin ambientin e ndenjejes me 3 dhoma gjumi të mëdha, 3 tualete, 1 studio, ballkon dhe tarracë. Vila ofron pishinë përballë njësis.

Shërbimi i menaxhimit të pronës gjatë gjithë vitit.

Sipërfaqe banimi:362m2 sipërfaqe e brendshme dhe 104m2 sipërfaqe e verandës dhe ballkonit
Sipërfaqe trualli:nga 900 deri në 1500m2 sipërfaqe trualli me 2 zona parkimi
Dhoma gjumi:4
Tualete:4
Vendndodhja:Palasa, Dhërmi/ Vlora
Pamje:Pamje të mrekullueshme të detit Jon

Më shumë

Kërkesat

Për më shumë informacion rrethe Green Coast, ju lutemi përdorni formën e mëposhtme.

Si mund t'iu ndihmojmë?