Green Coast vlerësohet në eventet e organizuara nga Ambasada e Shqipërisë në disa vende të Europës!


Green Coast vlerësohet në eventet e organizuara nga Ambasada e Shqipërisë në disa vende të Europës!

Në eventet ndërkombëtare organizuar nga Ambasada Shqiptare në vende të ndryshme të Europës, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe turizmit shqiptar, Green Coast Resort vlerësohet pozitivisht si i pari resort i cili po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë vlerësimi i Green Coast del në pah gjatë 2 eventeve të fundit të organizuara nga Ambasada Shqiptare në Vjenë, Austri dhe Ambasada Shqiptare në Bernë, Zvicër, ku projekti u vlerësua për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror që po i jep zonës së Shqipërisë së Jugut dhe jo vetëm, duke përmirësuar ndjeshëm aspektin turistik të saj. I ndodhur në një nga zonat më të bukura të Mesdheut, në Palasë, ku kryqëzohet mali me detin, investimi më i rëndësishëm i grupit Balfin, në fushën e turizmit, me një vlerë prej 100 milionë Euro dhe me ndikimin e jashtëzakonshëm që do të sjellë në turizmin shqiptar, Green Coast gëzon titullin “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë”, me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Në këto evente ishin të ftuar përfaqësues të trupave diplomatike, përfaqësues të kompanive të huaja, kryesisht investitorë dhe operatorë në fushën e turizmit, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, gazetarë etj.

Informacion më të plotë për këto 2 evente, mund të gjeni duke vizituar links si më poshtë:

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni faqen www.greencoast.al,  kontaktoni në info@greencoast.al/ ose në numrat: +355 698034444/0692020073.