Green Coast – destinacioni ideal për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe sportit!



Nëse jeni të apasionuar pas sporteve dhe aktiviteteve në natyrë, ndërkohë që shijoni kontrastet magjike të lindjes dhe perëndimit të diellit buzë detit, Green Coast Resort është destinacioni juaj.

Kushdo që këtë sezon veror zgjedh Green Coast Resort, do të ketë mundësinë jo vetëm të pushojë nën rrezet e ngrohta të diellit, të relaksohet në peizazhin magjik që të fal zona, të shijojë një kokteil apo kuzhinën e jashtëzakonshme në baret e restorantet në shëtitoren Green Coast, por gjithashtu edhe të argëtohet dhe të zhvillojë aktivitete të shumëllojshme sportive. Në Green Coast Resort, shtrirë mrekullisht në plazhin më mahnitës të Rivierës Shqiptare, në Palasë, krahas ambienteve të përbashkëta të gjelbëruara dhe zonave rekreative në dispozicion të banorëve dhe pushuesve, së fundmi i është dedikuar një hapësirë e veçantë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sportive.

Në funksion të ngritjes së kësaj qëndre sportive, Green Coast po bashkëpunon me kompaninë e specializuar Sky Sport Albania. Lider i fluturimeve turistike, me një përvojë të gjatë në ofrimin e sporteve të llojeve të ndryshme dhe me një ekip profesionistësh, Sky Sport po sjell në Green Coast një eksperiencë unike dhe një përvojë për t’u mbajtur mend gjatë.

Kryefjala e këtij sezoni veror do të jetë hedhja me parashutë nga qafa e Llogorasë me destinacion final Green Coast Resort, nën suportin e pilotëve profestionistë të Sky Sport. Por jo vetëm kaq! Këtë sezon veror kushdo do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e aktiviteteve të shumta të tilla si: çiklizëm malor, xhiro me motor, wind surf, kite surf, hedhje me parashutë mbi ujë, zhytje, volejboll etj.

“Fluturimi mbi detin Jon, me ngjyrat dhe nuancat e jashtëzakonshme që ka, fal për këdo një ndjenjë lirie dhe emocione të papërshkrueshme me fjalë. Krahas hedhjes me parashutë, zona e Palasës ofron mundësi të pafundme për zhvillimin e aktiviteteve të shumta. Ky fakt, së bashku edhe me qëllimin e përbashkët që ne dhe Green Coast kemi në promovimin e natyrës dhe turizmit në Shqipëri, bëri të mundur fillimin e këtij bashkëpunimi, i cili merr jetë këtë sezon veror dhe kam bindjen, që do të rezultojë shumë i suksesshëm dhe afatgjatë” – thekson z. ArtionVreto, drejtues i kompanisë Sky Sports Albania.

Eksperienca magjike, emocione të forta, argëtim pa fund dhe aktivitete plot adrenalinë si askund tjetër, ju presin këtë sezon veror në Green Coast Resort!