Grupi Balfin dhe Green Coast – në Konferencën Adria Forum, Zagreb



Grupi BALFIN si gjithmonë novator dhe në kërkim të çdo iniciative të re dhe zhvillimi të fundit në sektorët ku operon, nuk mund të mungonte në Konferencën Adria Forum, të zhvilluar gjatë muajit Shkurt në Zagreb, me pjesëmarrës investitorë dhe përfaqësues të industrisë së hoteleri – turizmit nga vende të ndryshme të rajonit.

E ftuar në panelin e folësve në këtë konferencë ishte znj. Ardiana Sokoli, zv.presidente e Grupit për Real Estate, e cila nga këndvështrimi i Grupit dhe kompanisë Green Coast, foli mbi sfidat dhe oportunitetet e industrisë së turizmit në Shqipëri. Promovimi i imazhit të vendit, incentivat e qeverisë shqiptare për turizmin, përmirësimet në infrastrukturë, rëndësia e standardeve ndërkombëtare në shërbime si dhe fokusi në burimet njerëzore ishin çështjet kryesore të diskutuara në panel. Interesimi i audiencës për Shqipërinë dhe projektin Green Coast Resort and Residences ishte mjaft pozitiv dhe premtues.