Shqipëria
“Shqipëria: Peizazhi ishte i egër, e peizazhi ishte i ri;
Kjo e ëmbëlsoi rraskapitjen e pafundme të udhëtimit”
Lord Byron*

Shqiperia si një sonet, le ta imagjinojm që nis me dyshimin e një udhëtari për atë që e pret, kur sapo ka shkelur në një prej shteteve më të vogla të Europës dhe përfundon me mahnitjen e tij/saj, kur dëshmon harmoninë hyjnore mes egërsisë së maleve dhe qetësisë së brigjeve të kristalta, që përshkon historinë e lashtë sa vetë kontinenti dhe popullin që përqafon njëherazi rrënojat Romake dhe arkitekturën moderne.
Mediat ndërkombëtare dhe turistët që kanë arritur ta vizitojnë Shqipërinë, e kanë quajtur njëzëri perla e fshehur e Europës. Në rreth 29.000m2, Shqipëria mbart një sërë thesaresh duke përfshirë katër vende të Trashëgimisë Botërore mbrojtur nga UNESCO, 30% të florës së Europës dhe 45% të faunës, lugina madhështore, pyje të gjithëfarëllojshëm, kanione e shpella dhe një rivierë fantastike plazhesh të bardha e të arta që ciken butë nga ujërat vibrantë të detit Adriatik dhe Jon.


Vendndodhja e volitshme e Shqipërisë në juglindje të Europës mban meritën e klimës Mesdhetare me 300 ditë me diell në vit që ju lejojnë të eksploroni vendin dhe fqinjët – Greqinë, Malin e Zi dhe Italinë përtej detit – kurdoherë dhe pa teklif.
Bukuria e egër, historia, tradita e pasur në gatim dhe bujaria e gjallëria e njerëzve, e bëjnë Shqipërinë një përvojë të pashoqe dhe për shumë të tjerë, një histori dashurie.


Në krahasim me pjesën tjetër të Europës, Shqipëria ka kosto të ulët jetese. Ka çmime me të lira në tregun e pronave të paluajtshme në krahasim me shtetet fqinje: 56% më të ulëta se Greqia, 50% më të ulëta se Mali i Zi, 60% më të ulëta se Kroacia dhe 75% më të ulëta se Italia. Çmimet e pronave të paluajtshme janë rritur gradualisht me përafërsisht 20% gjatë pesë viteve të fundit dhe pritet të rriten më tej.
Vende të Trashëgimisë Botërore

Deklaruar “Qytet Muze” nga qeveria shqiptare në vitin 1961 dhe si vend i Trashëgimisë Botërore në 2005-n, Gjirokastra është dëshmi e gjallë e traditës, kulturës dhe jetës gjatë shekujve XIV –XIX.
U shpall “Monument Kulture” nga qeveria shqiptare në vitin 1948 dhe u regjistrua si vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1992. U përfshi në Listën e Monumenteve në Rrezik në vitin 1997. Sipërfaqja e Parkut u zgjerua në vitin 1999.


U regjistrua si vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 2005 dhe u ratifikua në vitin 2008. Në Berat gjenden gjurmë të periudhave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Qyteti njihet për kishat e vjetra dhe koleksionet e vyera të afreskëve, ikonave dhe gravurave. Në vitin 1961, Berati u mor nën mbrojte nga shteti shqiptar dhe u deklarua “Qytet Muze”.
Lumi i Gashit, në Tropojë – në Verilindje të Shqipërisë – dhe pyjet e lashta të ahut në Rrajcë në Përrenjas – Shqipëri e Mesme – janë dy prej siteve të para natyrale shqiptare që u morën nën mbrojten e UNESCO-s në vitin 2017 si shtesë e vendit të Trashëgimisë Botërore të Pyjeve të Lashta të Ahut. Zonat demonstrojnë procesin e zgjerimit të këtyre pyjeve pas periudhës akullajnore dhe shfaqin motivet ekologjike më të plota dhe më domethënëse të ahut europian në varësi të mjedisit.


Iso-polifonia shqiptare u shtua në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë orale të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, një fakt që u deklarua me krenari në gjithë botën nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.