Partnerët

BALFIN REAL ESTATE - YOUR PROPERTY EXPERT

Horwath HTL

Horwath HTL është një prej organizatave më të mëdha konsulente e specializuar në industrinë e hotelerisë me 45 filiale në gjithë botën, të cilat kanë realizuar me sukses 20,000 projekte për klientë privatë dhe publikë. Horwath HTL njihet si specialist i pashoq në hoteleri, turizëm dhe argëtim, siguron më të mirën përmes kombinimit të përvojës ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas. Themeluar në New York në vitin 1915, kompania ofron këshillim të specializuar dhe të paanshëm për më shumë se 100 vite dhe njihet si lider i tregut në gjithë fushat e tij si hoteleria, turizmi dhe argëtimi. Si themelues dhe autorë të Sistemit Uniform të Kontabilitetit, standartin që përdor gjithë industria e mikpritjes për të raportuar të dhënat financiare, Horwath HTL shkroi në kuptimin e parë rregullat që masin performancën e hoteleve në gjithë botën.

ManeTCI

ManeTCI është një ndër kompanitë kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, me një eksperiencë 17 vjeçare në treg. E themeluar në vitin 2002, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore, ndërtime infrastrukture, etj. Që prej fillimit të aktivitetit të saj ManeTCI është përpjekur të sjellë një nocion ndryshe në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, duke përmirësuar nivelin e jetesës së shoqërisë. ManeTCI është e njohur për projekte të tilla si: Qendra Tregtare Univers, Tirana East Gate, Rolling Hills Luxury Residences, Green Coast Resort, Vala Mar Residences, Park Gate etj., të cilat konsiderohen si risi jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por edhe në stilin e jetesës. Krijimi i një marrëdhënieje solide besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë punonjësit, bashkëpunëtorët, klientët dhe shoqërinë në përgjithësi mbetet gjithmonë në fokusin kryesor të kompanisë për të ndërtuar vlera.

Iraci Architetti

Studioja e mirënjohur italiane e ndërkombëtare, Iraci Architetti dizenjoi shëtitoren e Green Coast. Ky projekt mori çmimin e parë në kategorinë e peizazhit në konkursin e përvitshëm të “The Plan Magazine”. Dizenjoja e shëtitores kombinon me elegancë natyrën e Palasës dhe elementët tradicionalë të gurit dhe drurit. Shëtitorja është e pozicionuar përballë detit Jon dhe është lehtësisht e arritshme nga klientët dhe vizitorët e hotelit.