Rreth Green Coast

Green Coast Resort, një investim i rrallë në Shqipëri dhe një projekt elegant që i shtohet Mesdheut, është ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë – një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, në afërsi të Vlorës. Green Coast Resort i cili është pa dyshim jo vetëm resorti më i madh, por edhe resorti më elitar në Shqipëri, dukshëm me shumë veçanti dhe avantazhe për këdo që kërkon stil dhe luks, tashmë është gati të mirëpresë banorët e ti.

Shtrirë në 20 hektarë truall, duke respektuar mirëfilli ekosistemin, kulturën dhe historinë e Palasës, resorti ofron më të mirat e nivelit të lartë të jetesës. Resorti është i përbërë nga 3 komponentë kryesorë: Pjesa rezidenciale me vila të tipologjive të ndryshme , frymëzuar nga shtëpitë e vjetra të Palasës, një hotel në standard me 5 yje dhe një shëtitore piktoreske buzë detit me restorante tradicionale e gourmet, shërbime dhe argëtim cilësor dhe njësi të tjera biznesi në dispozicion të banorëve dhe vizitorëve.

Green Coast Resort është një prej dizenjove arkitekturore më mbresëlënëse në rajon. Iraci Architetti, studio italiane arkitekturore shfrytëzoi përvojën më të mirë ndërkombëtare për të sjellë në jetë Resortin Green Coast.

Green Coast është rasti më i mirë që dëshmon që edhe në Shqipëri tashmë mund të ofrohet dhe garantohet standardi më i lartë i turizmit apo i jetesës njëlloj si në resortet elitare në mbarë botën. Green Coast ofron shërbime dhe produkte unike të një standardi të lartë, të dedikuara dhe të specializuara.Për këdo që po merr në konsideratë investimin në tregun gjithnjë në rritje të turizmit dhe pronave të paluajtshme në Shqipëri, Resorti Green Coast u ofron mundësi investimi klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm, vendas dhe ndërkombëtarë, përmes Programit të Qiradhënies dhe platformës Time Share. Gjithashtu, falë partneritetit me bankat kryesore në Shqipëri, Green Coast ofron lehtësira investimi, duke mbuluar kolateralin edhe para përfundimit të ndërtimit të pronës.

Shkarko Broshuren