Shërbimet dhe ambientet e volitshme

Mendojeni Green Coast si një qytezë të vogël e të hareshme, ku mirëqenia juaj merr gjithnjë përparësi. Green Coast është një parajsë shoqërore, duke nisur me shëtitoren elegante buzë detit, ku mund të kaloni momente të vyera me miq të vjetër e të rinj.
Lexo më Shumë
Green Coast Resort and Residences u dedikohet rezidentëve në çdo ditë të vitit, i dedikohet rehatisë, mirëqenies e relaksimit të tyre dhe shërbimit me pesë yje
Lexo më ShumëBanorët e Green Coast mund të zgjedhin kurdo të përdorin një nga produktet apo shërbimet e veçanta si për shembull : Timeshare, Programi i Qiradhënies, Platforma e Shkëmbimit të pushimeve, Mirëmbajtja & Menaxhimi i pronës, Paketa shëbimesh të dedikuara banorëve, transport me buggy, parkim të dedikuar
Lexo më Shumë

Krahas ekspertizës së ofruar në shërbimin e shitjes së pronës, ajo që vijon nga Green Coast është mbështetja maksimale e klientëve për akomodimin në banesën e re. Me këtë qëllim, Green Coast ka bashkëpunuar me disa partnerë të rëndësishëm, të cilët operojnë tashmë prej vitesh në tregun shqiptar në industri të ndryshme, me rezultat krijimin e një banese cilësore si edhe të një ambienti të gëzueshëm. Në këtë broshurë do të gjeni një paketë ofertash preferenciale, të dedikuara për klientët e Green Coast, duke ofruar larmishmëri zgjedhjesh për arredim sipas kërkesave dhe dëshirave të tyre.