Shëtitorja

Një parajsë shoqërore

Mendojeni Green Coast Resort si një qytezë të vogël e të hareshme, ku mirëqenia juaj merr gjithnjë përparësi. Në shëtitoren elegante buzë detit, mund të kaloni momente të vyera me miq të vjetër e të rinj.

Rezidentët e Green Coast mund t’i përdorin me lehtësi të gjitha facilitetet e vendosura në Shëtitore, si: bare, beach bare, restorante, supermarket, qendër sportive të cilat tashmë janë plotësisht funksionale dhe i japin jetë dhe gjallëri shëtitores.

Amfiteatri i ideuar për projektimin e filmave dhe shfaqjeve dhe të gjitha njësitë elitare, do të pasurojnë denjësisht jetën e natës në resort.


Aty ku miqtë e vjetër e të rinj kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin. Shëtitorja do të shërbejë si një ndarëse e pronave të paluajtshme dhe hotelit nga plazhi. Janë përdorur struktura të padëmshme, të fshehura në rërë e gjelbërim.

Rezidentët e Green Coast mund t’i përdorin me lehtësi gjithë facilitetet e vendosura në Shëtitore, si plaza e eventeve, pista e sporteve të ujit, disa bare dhe sigurisht, pishina private.

Nazar Beach

Nazar Beach

Nazar Beach njësia e parë e shërbimit në shëtitoren Green Coast e cila filloi operimin në Gusht 2018, është një ambient elitar, i pari i llojit të vet në Shqipëri, i cili ofron një eksperiencë të veçantë dhe të paharrueshme, cilësi të padiskutuar, kokteile me kombinime të veçanta dhe kulinari të shumëllojshme. Ajo që bie në sy menjëherë sapo hyn në Nazar Beach është stili arkitekturor Bohemian, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe dizajni i lirë dhe i pazakontë, frymëzuar nga stili boho chic, njerëzit me shpirt të lirë dhe artistik. Kombinimi i materialeve natyrore si druri dhe kashta dhe përzgjedhja e ngjyrave të ngrohta të tokës, pasqyrojnë një stil origjinal, në dukje të thjeshtë, por shumë mahnitës. Gjelbërimi i përdorur, ku spikasin ndërthurje pemësh të larta palmash e lloje të ndryshme bimësh të ulëta, jo vetëm i japin Nazar Beach një pamje të mrekullueshme dhe atmosferë ekzotike, por ofrojnë gjallëri dhe freski nëpërmjet lojës së dritë-hijes. Kjo arratisje perfekte në Plazhin e Palasës është dizenjuar nga AK Architects, një kompani greke e spezializuar në projekte të ngjashme në ishujt Grekë.

Arkitekturë Stil Bohemian, atmosferë premium dhe elegante, beach lounge tunes, njohuri ndërkombëtare në menaxhim, shërbim me cilësi të lartë dhe koktejle të jashtëzakonshme, janë atributet që dallojnë Nazar Beach nga gjithë të tjerët në Shqipëri. Të gjithë vizitorët mund të përjetojnë shërbimet e një destinacioni ekskluziv të ri të kuzhinës, të festojnë në perëndim të diellit dhe të përjetojnë mbrëmje magjike e plot jetë.

Njësi të tjera funksionale

Rezidentët nuk do ta ndjejnë në asnjë moment që janë larg shtëpisë, pasi Green Coast Resort ofron gjithë shërbimet dhe ambientet e nevojshme për të qenë një vendbanim komod. Krahas Nazar Beach, shëtitores i janë shtuar të tjera njësi shërbimi si Bohemian Sophie Palase, Otium Restorant, Calme Beach Bar & SPA, Bamboo SPA, Sambas Beach Bar, Fast Food & Supermarket, etj. Krahas këtyre shërbimeve çdo pushues që është në kërkim të qetësisë, mund të shijojë momente relaksuese në qendrat Spa të hapura rishtazi në Green Coast Resort. Për të gjithë të apasionuarit pas sporteve në natyrë, Green Coast në bashkëpunim me kompaninë e specializuar Sky Sport Albania, kanë mundësuar një qendër të dedikuar sportive. Me një përvojë të gjatë në ofrimin e sporteve të llojeve të ndryshme dhe me një ekip profesionistësh, Sky Sport po sjell në Green Coast një eksperiencë magjike, plot emocion dhe adrenalinë si askund tjetër. Pozicioni strategjik i Green Coast favorizon zhvillimin e aktiviteteve të shumta sportive, të tilla si hedhje me parashutë, çiklizëm malor, xhiro me motor, wind surf, kite surf, zhytje, volejboll etj., të cilat këtë po e kthejnë Green Coast në destinacionin e preferuar për të gjithë. Kodrat që rrethojnë zonën janë aq të bukura, sa udhëtimet me parashutë e marshimet në këmbë kthehen në përvoja të paharrueshme. Gjatë gjithë sezonit në Nazar Beach por edhe në njësitë e tjera, organizohen shumë evente dhe aktivitete, të cilat do të sjellin DJ të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj, performanca artistike, magji dhe emocione të vecanta. Krahas kësaj, organizimi i këtyre eventeve synon ti japin jetë dhe gjallëri gjithë zonës. Resorti po bashkëpunon me markat më të mira për të sjellë pranë rezidentëve produktet dhe shërbimet më cilësore. Parkingu dhe shërbimet publike gëzojnë hyrje të veçanta dhe të drejtpërdrejta në plazh.