Të ardhura të garantuara

 Bli,

Regjistrohu në programin Qiradhënie,

Dhe fito … me garancinë Green Coast!

A dëshiron një shtëpi ëndrrash në bregdet?

Do të doje që nga ajo shtëpi të fitoje para në të ardhmen?

 

Investimi në Green Coast ju garanton të ardhura në nivelin 6% të çmimit të blerjes së shtëpisë në vetëm 2 vjet! 

 

… Në thjesht 2 hapa:

  1. Blini vilën tuaj në Green Coast Resort.

Nëse nuk keni para mjaftueshëm, mund ta financoni nëpërmjet një kredie pa kolateral falë bashkëpunimit që Green Coast ka me banka të caktuara.

  1. Regjistrohuni në Programin e Qiradhënies.

 

Si funksionon?

 Pas blerjes së një vile në Green Coast Resort dhe duke e regjistruar në Programin e Qiradhënies, program i menaxhuar totalisht nga struktura jonë e specializuar, Green Coast autorizohet për të dhënë vilën tuaj me qira në periudha të caktuara të vitit duke gjeneruar për ju të ardhura të garantuara.

Vetëm në 2 vitet e para këto të ardhura arrijnë minimalisht në 6% të çmimit të blerjes së vilës suaj.

 

 Kush mund të përfitojë?

 

Të gjithë klientët e rinj të cilët blejnë një vilë në Green Coast Resort.

Detaje të tjera:

  • Marrëveshja në të cilën ju autorizoni Green Coast për të dhënë vilën tuaj me qira do të këtë një kohëzgjatje minimale prej 3 vitesh.
  • Green Coast garanton të ardhura në nivelin 6% të çmimit të blerjes së shtëpisë për 2 vite, duke filluar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së qiradhënies. Në rast se të ardhurat nga qiraja do të jenë më pak se 6% të çmimit të blerjes së shtëpisë në 2 vite, Green Coast do t’ju paguajë diferencën.
  • Vila mund të përdoret nga blerësi jo më tepër se 6 (gjashtë) javë duke përjashtuar periudhën nga 1 Korrik deri në 15 Shtator. Në çdo rast Green Coast duhet të lajmërohet paraprakisht për përdorimin e shtëpisë gjatë intervalit kohor të lartpërmendur.

Nëse nevojitet përdorimi i vilës gjatë periudhës së lartpërmendur, për reduktimin e të ardhurave të garantuara, do të diskutohet dhe do të vendoset mes palësh.

  • Nuk lejohet qiradhënia individuale ose nëpërmjet agjentëve të tjerë gjatë 3 viteve të para.
  • Të ardhurat nga qiraja për garantimin e investimit do të konsiderohen të ardhurat bruto duke zbritur 20% TVSH. Vlera e mbetur do të ndahet midis jush dhe Green Coast, në raportin 75% (ju) me 25% (Green Coast).
  • Në bazë të rregullt periodike kohore, Green Coast do t’ju paguajë të ardhurat nga qiraja duke zbritur pagesat për ujë, energji elektrike, shërbime suplementare si dhe tatimin mbi qiranë.
  • Për këtë ofertë do të aplikohen kushtet dhe afatet e Programit të Qiradhënies për garantimin e 6% për 2 vitet e para.
  • Oferta është e vlefshme për një kohë të kufizuar.
  • Green Coast rezervon të drejtën të modifikojë kushtet dhe afatin e kësaj oferte pa njoftim paraprak.

 Pyetje të shpeshta

 

  • A është i sigurt gjenerimi i të ardhurave nga investimi im?

Patjetër që PO. Edhe nëse gjenerohen më pak se 6% të ardhura, Green Coast do të kompensojë diferencën.

 

  • A mund të përdor shtëpinë gjatë 3 viteve të para?

Po, si titullar i pronës mund ta përdorni atë, por për të siguruar kthimin e premtuar nga investimi do të aplikohen kufizimet e mësipërme. Në çdo rast, rekomandojmë që të kontaktoni ekipin tonë përgjegjës për Programin e Qiradhënies.

 

  • Përse duhet ta jap pronën time me qira nëpërmjet Green Coast?

Sepse Green Coast ka një strukturë të specializuar për menaxhimin e qiradhënies. Falë një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe qiramarrësish potencialë, Green Coast do ju ndihmojë të gjeni qiramarrës, të reklamoni pronën në rang ndërkombëtar, të caktoni çmimin optimal të qiradhënies, të arkëtojë të ardhurat nga qiraja dhe të kujdeset për çdo gjë tjetër.

 

  • Përse duhet të marr vetëm 75% të të ardhurave nga qiraja?

Sepse me 25% te të ardhurave Green Coast do të mbulojë shpenzimet e lidhura me:

  • Identifikimin e qiramarrësve potencialë;
  • Komunikimin dhe listimin e pronës në kanale të ndryshme web ose portale të dedikuara të

listimit të pronave;

  • Administrimin e procesit të qiradhënies gjatë gjithë fazave të dhënies së pronës me qira;
  • Konsulencë mbi çmimet e qiradhënies bazuar mbi çmimet e tregut dhe veçoritë e pronës,

me qëllim caktimin e një çmimi optimal;

  • Verifikimin paraprak të rregullsisë së qiramarrësve (tenant screening), duke garantuar një

përzgjedhje elitare;

  • Shoqërimin e qiramarrësve në pronë;
  • Arkëtimin/vjeljen e qirasë dhe kryerjen e pagesave tek porositësi;
  • Inspektimin periodik të pronës me qëllim verifikimin e përmbushjes së kushteve të qiradhënies.

 

Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në numrin +355698014999 ose dërgoni email tek adresa sales@greencoast.al.