Vilat 4 Familjare
Një shtëpi ëndrre në bregdetin e mrekullueshëm

Vilat 4 Familjare në Green Coast janë të ndërtuara në të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, kopësht privat dhe pamje panoramike të detit. Vilat janë të pozicionuara në breza të ndryshëm të projektit, duke ofruar mundësinë e përzgjedhjes. Këto lloj vilash janë më të vogla dhe shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla. Çdo vilë ka parkimin personal.
Karakteristikat e Vilës
Vila 4 Familjare janë të tipologjisë 1+1 dhe 2+1, me sipërfaqe 74-111 m2 dhe ofrojnë këtë organizim: 1 ose 2 dhoma gjumi, ambienti i ndenjes, gatimit dhe i ngrënies, 1 tualet, 1 verandë ose 1 ballkon.
