Vilat Elite Deluxe

Vilat Elite Deluxe ndodhen në linjën e parë të Green Coast e si rrjedhim kanë privilegjin e të pozicionuarit më pranë detit. Kjo tipologji vile ka sipërfaqen e brendshme dhe sipërfaqen e parcelave më të madhe në Green Coast Resort and Residences.


Arkitektura bashkëkohore është e thjeshtë, me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë pamjen mbresëlënëse të detit Jon. Vilat Elite Deluxe gjithashtu përfshijnë një pishinë dhe një sipërfaqe të mjaftueshme toke, e cila mund të përdoret si park lojërash për fëmijë, si një oborr për organizime familjare dhe shoqërore, si dhe për qëllime të tjera argëtuese.

Çdo vilë ka parkimin personal.


Vilat Elite Deluxe ndodhen  në linjën e parë të resortit, e si rrjedhim kanë privilegjin e të pozicionuarit më pranë detit. Këto vila premium, të cilat përbëhen nga dy kate, janë vilat me sipërfaqe më të madhe banimi si dhe sipërfaqe të parcelave në Green Coast Resort.

Arkitektura bashkëkohore është e thjeshtë, me linja të pastra dhe dritare të mëdha të cilat ofrojnë pamjen mbresëlënëse të detit Jon.

Vilat Elite Deluxe gjithashtu përfshijnë në projekt ndërtimin e një pishine dhe një sipërfaqe të mjaftueshme toke, e cila mund të përshtatet në një kopsht, park lojërash për fëmijë  ose në një oborr për organizime familjare dhe  shoqërore, si dhe për qëllime të tjera argëtuese. Kjo hapësirë mund të përdoret edhe për vende parkimi.

Vilat Elite Deluxe, ofrojnë të gjitha lehtësitë e një jetese të rehatshme dhe premium gjatë gjithë vitit; janë një zgjedhje ideale për mbledhjen dhe bashkimin e familjes dhe shoqërisë gjatë pushimeve  dhe një mundësi e madhe për bashkëpronësi.

Karakteristikat e Vilës

Vilat Elite Deluxe me një sipëfaqe prej 464-540 m2 ofrojnë këto hapësira:

  • Kati përdhe përbëhet nga ambienti i ndenjes, ambienti i gatimit dhe i ngrënies, 1 dhomë gjumi, 1 verandë, 3 tualete dhe 1 hapësirë për lavanderi/depo.
  • Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi, 1 studio, 3 tualete, 1 ballkon dhe 1 verandë.

Më shumë

Kontakt

Cel:+355697006442
Cel:+355682064135

Kërkesat

Për më shumë informacion rrethe Green Coast, ju lutemi përdorni formën e mëposhtme.


Si mund t'iu ndihmojmë?