Vilat Individuale
Një shtëpi ëndrre në bregdetin e mrekullueshëm
Vilat Individuale ndodhen në 3 brezat e parë të Green Coast, duke qënë afër me detin dhe njëkohësisht mjaftueshëm larg nga plazhi, për të krijuar një ambient më intim për ata që vlerësojnë së tepërmi privatësinë.
Çdo vilë ka parkimin personal.

Vilat Individuale janë shembulli karakteristik i shtëpive të bukura buzë detit.
Rezidenca është mjaftueshëm larg nga plazhi për të krijuar një ambient më intim për ata që vlerësojnë së tepërmi privatësinë.

Edhe pse pak më të vogla në sipërfaqe, sipërfaqja e tokës është e përshtatshme për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë dhe pishinë.
Karakteristikat e Vilës
Vilat Individuale kanë sipërfaqe prej 140-177 m2 e cila ofron këtë zgjidhje:
- Kati përdhe përbëhet nga ambienti i ndenjes, ambienti i gatimit dhe i ngrënies, 1 tualet dhe 1 hapësirë për lavanderi/depo.
- Kati i parë përbëhet nga 2 ose 3 dhoma gjumi, 1 tualet, 1 ballkon ose 1 verandë.



