Vilat 4 Familjare
Një shtëpi ëndrre në bregdetin e mrekullueshëm

Vilat 4 Familjare janë të ndërtuara në të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, kopsht privat dhe pamje panoramike të detit. Vilat janë të pozicionuara në linja të ndryshme të ndërtimit, duke ofruar mundësi të shumta zjedhje. Këto lloj vilash janë më të vogla dhe shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla. Vilat 4 Familjare janë zgjedhja ideale për këdo që dëshiron të shijojë pushime të shpeshta larg kaosit të jetës së përditshme.
Karakteristikat e Vilës
Karakteristikat e Vilave 4 Familjare
Vila 4 Familjare tipi 1, sipërfaqe totale 97 m2
Me një sipërfaqe të brendshme prej 90.8 m2, vila përfshin dhomën e ndenjes dhe ngrënies, kuzhinën, 2 dhoma gjumi dhe tualetin. Është e pozicionuar në katin përdhe, me 6.3 m2 verandë.
Vila 4 Familjare tipi 2, sipërfaqe totale 74 m2
Me një sipërfaqe të brendshme prej 65.5 m2, vila përfshin dhomën e ndenjes dhe ngrënies, kuzhinën, 1 dhomë gjumi dhe tualetin. Është e pozicionuar në katin përdhe, me 8 m2 verandë.
Vila 4 Familjare: tipi 3, sipërfaqe totale 111 m2
E pozicionuar në katin e parë, me sipërfaqe të brendshme prej 110.7 m2, vila përfshin dhomën e ndenjes dhe ngrënies, kuzhinën, 2 dhoma gjumi, tualetin dhe ballkonin.
Vila 4 Familjare: tipi 4, sipërfaqe totale 84 m2
E pozicionuar në katin e parë, me sipërfaqe të brendshme prej 83.4 m2 vila përfshin dhomën e ndenjes dhe ngrënies, kuzhinën, 2 dhoma gjumi, tualetin dhe ballkonin
Sipërfaqe trualli: | 58 – 423 m² |
Vendndodhja: | Palasa,Dhërmi |
Pamje: | Pamje e mrekullueshme të detit Jon |