logo

EN | AL

Vetëm 20% për të rezervuar shtëpinë tuaj!

80% në dorëzim

Bli shtëpinë tënde në Green Coast me vetëm 20% parapagim, ndërsa pjesën tjetër e paguani në momentin e dorëzimit. Një mundësi e thjeshtë dhe fleksibël për të hedhur hapin e parë drejt një shtëpie në projektin më të kompletuar dhe të larmishëm të Rivierës Shqiptare.

Zgjidhni mes vilave dhe apartamenteve premium me pamje nga deti, të konceptuara për një stil jetese elegant. Pozicionuar mes natyrës dhe ujërave kristal, në të vetmin plazh të certikuar Blue Flag në Rivierën Shqiptare, Green Coast është destinacioni ideal për investimin tënd në Rivierën Shqiptare.

Oferta është e vlefshme deri në 31 Korrik.

EN | AL

logo

Vetëm 20% për të rezervuar shtëpinë tuaj! 80% në dorëzim

Bli shtëpinë tënde në Green Coast me vetëm 20% parapagim, ndërsa pjesën tjetër e paguani në momentin e dorëzimit. Një mundësi e thjeshtë dhe fleksibël për të hedhur hapin e parë drejt një shtëpie në projektin më të kompletuar dhe të larmishëm të Rivierës Shqiptare.

Zgjidhni mes vilave dhe apartamenteve premium me pamje nga deti, të konceptuara për një stil jetese elegant. Pozicionuar mes natyrës dhe ujërave kristal, në të vetmin plazh të certikuar Blue Flag në Rivierën Shqiptare, Green Coast është destinacioni ideal për investimin tënd në Rivierën Shqiptare.

Oferta është e vlefshme deri në 31 Korrik.

Fountain of Life

Më shumë se një apartament buzë detit është një vend ku ndiheni si në shtëpi. Zbuloni apartamentet tona, të konceptuara për të krijuar kujtime që zgjasin. Në Green Coast, natyra, rehatia dhe komuniteti formojnë së bashku jetesën perfekte bregdetare.

BËHU PJESË E PROJEKTIT MË TË MADH TURISTIK NË VEND DHE E INVESTIMEVE TË ORIENTUARA NGA E ARDHMJA

Shëtitorja buzë detit është qendra energjike e Green Coast, me akses direkt ndaj shërbimeve të nevojshme, me shumëllojshmëri dyqanesh. Është vendi ideal ku mund të shëtisni, blini apo të zhyteni në atmosferën bregdetare.

Galeria by TEG është më shumë sesa një destinacion blerjesh, është një vend që bën bashkë jetesën, kulturën dhe komunitetin për të krijuar një përvojë unike.
Kjo qendër tregtare ofron një shkrirje të përsosur midis modernes dhe tradicionales. E frymëzuar nga bukuria natyrore e rajonit dhe nga historia e pasur e bregdetit jugor, qendra tregtare është një hapësirë ku vizitorët mund të zhyten në më të mirën e të dy botëve: një eksperience blerjesh bashkëkohore dhe një lidhje të thellë me trashëgiminë lokale.

La Vista, me pamje mahnitëse nga deti, është lifestyle center i parë në bregdet, me butikë luksozë, dyqane artizanale, night club dhe restorante mesdhetare. Ofron akses direkt në shëtitore, një qendër sportive dhe hapësirë të madhe parkimi për të lehtësuar aksesin.

Gjej qetësinë tënde tek Mediterranean Retreat, një parajsë prej 800 m² me pishina të brendshme dhe të jashtme, bare elegante, palestra moderne dhe një SPA luksoze prej 1700 m². Ky destinacion është vendi ideal për relaks dhe argëtim, duke ofruar përvoja të veçanta për çdo shije.

Sheshi Qendror është zemra e Green Coast, ku përjetohet esenca e jetesës mesdhetare. Shëtit mes butikëve ekskluzivë, shijo kuzhinën e rafinuar në restorantet luksoze dhe ndjej gjallërinë që bashkon komunitetin në një atmosferë të ngrohtë dhe dinamike.

Hotelet në Green Coast sjellin mikpritjen më të shkëlqyer, duke ofruar 7 hotele luksoze me 5 yje nga brande të njohura si MGallery by Accor, Grand Melia, dhe Hyatt Regency. Përjeto shërbim të përkryer dhe pushime të paharrueshme sa herë që na viziton, duke shijuar komoditetin dhe elegancën.

Qendra e Shërbimeve të Integruara në Green Coast ofron një gamë të plotë shërbimesh për sigurinë dhe komoditetin tuaj, duke përfshirë polici, zjarrfikës, qendër shëndetësore, si dhe një helipad për emergjenca. Kjo paketë shërbimesh është projektuar për ta bërë jetën sa më të lehtë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët e Green Coast.

Na kontaktoni për informacion të detajuar.

Gati për të mësuar më shumë? Ekipi ynë është këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të ofruar informacion të përshtatur për ofertat tona.