Viti 2020 nuk mundi dot të na ndajë prej pushimeve në bregdet. Vizitorët dhe admiruesit e rivierës shqiptare, gjetën këtë vit një destinacion të ri mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, Plazhin e Çezarit (Caesar’s Beach), në bregdetin e Palasës. Stili i rafinuar i kompleksit “Green Coast” zgjon tek secili prej nesh vlerësimin për natyrën, dhe sqimën për dizajnin. Mjafton një vizitë në Green Coast Resort & Residences për të kuptuar se Shqipëria ka shtuar një perlë në destinacionet e Mesdheut. Të gjithëve na ka ndodhur, në biseda me vizitorë të huaj të shprehemi krenarë për bregdetin shqiptar, e sidomos për të mrekullueshmin Jon. Sot kemi mundësinë, të jemi ballëlartë për t’i orientuar në një destinacion ndërkombëtar, me standard elitar, të quajtur “Green Coast Resort & Residences”
Reputacioni duket se është reklama më e mirë, ndaj këtë vit prurjet e pushuesve, shqiptarë dhe të huaj, ishin të konsiderueshme. Këtë sezon Green Coast u vizitua nga mbi 62 000 vizitorë, ku disa ishin pronarët dhe banorët e rinj të vilave, disa miq e të ftuar, disa vizitorë të rafinuar të destinacioneve mesdhetare, e shumë të tjerë vizitorë ditorë që preferuan Plazhin e Çezarit dhe shërbimet elitare aty. Për të dytin vit, banorët, pushuesit dhe vizitorët në Green Coast, morën dhe shijuan më shumë shërbime, ambiente argëtuese, restorante, bare, beach-bare si dhe shumë mundësi për të kaluar vërtet pushime mbresëlënëse. Njësitë e shumëllojshme të shërbimit si dhe ambientet çlodhëse shtrihen përgjatë gjithë shëtitores, aty ku të gjithë shijojnë panoramën e rrallë të natyrës dhe ecejaket e shoqëruara me tingujt e dallgëve.
Ecja në shëtitore ka disa stacione si supermarketi për çdo nevojë konsumi, ATM, restorantet, por edhe këndi i lojrave për fëmijë, amfiteatri i shfaqjeve dhe eventeve, dhe monedha e famshme e Jul Çezarit që shumë shpejt u kthye në një ‘Check-In’ për fotot dhe selfiet që të gjithë postojmë në rrjetet sociale. Monedha është një skulpturë e lartë 4 metra, me ikonën e Perandorit Romak dhe me mbishkrimin në latinisht: “Pasi gjeti një rrugë të qetë, midis shkëmbinjve dhe rreziqeve, i zbarkoi të gjithë ushtarët larg porteve kryesore, në një breg të quajtur Palasë”. Duke nxjerrë kështu në pah, edhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë. Shtegu i ndjekur nga Çezari, gati dy mijëvjet më parë, është ende i gjallë dhe vizitohet si një pelegrinazh për të gjithë ata me shpirt eksplorues që duan ta shkelin hap pas hapi territorin.
Sigurisht, në Green Coast, kur mendon për argëtim dhe adrenalinë, mendon për SkySports ku përfiton eksperiencën më të veçantë të sporteve të ujit dhe ajrit. Ndërkohë, për ata që kërkojnë relaks dhe finesë, “Nazar” është Bar-Restoranti i delikatesës dhe freskisë. Ushqimet me shijet e spikatura dhe të servirura si piktura shumëngjyrëshe në pjatë, thuajse asnjëherë nuk i shpëtojnë fotografive për t’i shpërndarë me miqtë.Tek na njeh me zhvillimet më të fundit këtu, Çeljeta Apostol, administratore e Green Coast Resort & Residences thekson: “Green Coast ka kompletuar dhe fazën e dytë të dorëzimit të vilave dhe tashmë kemi plot 550 banorë që shijojnë jetesën e një standardi elitar. Ky projekt , ka marrë vëmendje të madhe nga blerës dhe investitorë ndërkombëtarë dhe falë programeve të shumëllojshme të pronësisë, të gjithë e kanë kuptuar se Green Coast, është një investim i zgjuar.”
Në Green Coast, e gjen veten cilido. Dikush kërkon një shtëpi stili, dikush një shtëpi pushimi e dikush synon investim fitimprurës. Mundësitë për të blerë një pronë, nisin nga supervilat elitare, e deri tek ato familjare dhe më ekonomike, plotësisht funksionale për familjen. Për ata që duan të investojnë më pak, pronësia e një vile mund të ndahet me të drejta përdorimi me dikë tjetër sipas vlerës individuale të investimit, përmes platformës time-share ose të pronësisë së pushimeve – vacation ownership. Për të tjerë që kanë shpirtin e sipërmarrjes dhe duan vetëm të kenë një investim të pastër që i kthen të ardhura, Green Coast, mundëson menaxhimin e pronës gjatë gjithë vitit. Pavarësisht shumëllojshmërive të mundësive, dhe tiplologjive të larmishme, çdo vilë ka njëkohësisht pamje nga plazhi i Çezarit përballë dhe malet Akrokeraune në shpinë.
Me ardhjen e vjeshtës, dhe kthimin në mjedisin rutinor urban, për shumë prej nesh kujtimet dhe momentet e bukura të kësaj vere të veçantë lidhen me Palasën, aty ku natyra dhe dora e njeriut janë kombinuar në mënyrë perfekte. Green Coast është konfirmuar tashmë si destinacioni absolut i atyre që kërkojnë të gjejnë në të njejtin vend, relaksin, argëtimin, natyrën, dhe mbi të gjitha një investim të zgjuar.