Nga brigjet e bukura te peizazhet malore, Mesdheu ndërthur natyrën, klimën e favorshme dhe trashëgiminë kulturore, duke u ofruar vizitorëve mundësi të shumta për ta zbuluar dhe përjetuar gjatë gjithë vitit.

Stylized logo design representing a brand identity.

BREGDETI SHQIPTAR

Me një vijë bregdetare prej rreth 316 km, që laget nga ujërat e deteve Adriatik dhe Jon, bregdeti shqiptar është një ndër pasuritë më të çmuara natyrore të vendit, duke ofruar një ndërthurje të veçantë të peizazheve mesdhetare dhe plazheve.

Bregdeti i Adriatikut, nga Velipoja deri në Vlorë, karakterizohet nga plazhe të gjera me rërë, ujëra të cekëta dhe laguna natyrore, duke krijuar kushte ideale për pushime familjare dhe aktivitete në natyrë. Ndërsa bregdeti i Jonit, nga Vlora deri në Sarandë e Ksamil, dallohet për ujërat e kristalta, gjiret piktoreske, plazhet me gurë të bardhë dhe malet që zbresin drejt detit.

SHQIPËRI

E vendosur në Evropën Juglindore, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria laget nga ujërat e deteve Adriatik dhe Jon, duke ndërthurur pozicionin e saj strategjik mesdhetar me një pasuri të veçantë natyrore, historike dhe kulturore.

Me një sipërfaqe prej 28 748 km² dhe një popullsi prej 2 402 113 banorësh (Censusi 2023), vendi ka një dendësi prej 83,6 banorësh për km². Kryeqyteti është Tirana, gjuha zyrtare është shqipja dhe vendi gëzon statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Shqipëri jetojnë gjithashtu 21 460 shtetas të huaj, 48% e të cilëve ndodhen në vend për arsye punësimi.

Me mbi 1 700 monumente kulture, si dhe rreth 700 xhami, 130 tyrbe dhe 800 kisha, vendi pasqyron një trashëgimi të pasur historike dhe një traditë të gjatë të bashkëjetesës fetare. Me më shumë se 300 ditë me diell në vit, nga bregdeti te Alpet, nga qytetet historike te traditat shekullore, Shqipëria mbetet një ftesë e hapur për të zbuluar përvoja autentike gjatë gjithë vitit.

RIVIERA SHQIPTARE

Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë bregdetit të detit Jon, në jug të Shqipërisë dhe përfaqëson një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit. Me një gjatësi prej 120 km, kjo zonë karakterizohet nga ujërat e kristalta, gjiret piktoreske, plazhet me gurë të bardhë dhe peizazhet malore.

Nga Palasa dhe Dhërmiu te Himara, Qeparoi, Borshi, Saranda dhe Ksamili, Riviera ofron një larmi destinacionesh. Gjiri i Gramës, Gjiri i Kakomesë dhe plazhi i Gjipesë janë ndër atraksionet e saj më të veçanta, të njohura për bukurinë e tyre natyrore që tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj çdo vit. Pasuritë natyrore, fluksi turistik dhe potenciali i zhvillimit e bëjnë Rivierën Shqiptare një zonë me perspektivë të konsiderueshme për turizëm dhe investime gjatë gjithë vitit.

Stylized logo design representing a brand identity.

TRASHËGIMIA E UNESCO-S

PARKU KOMBËTAR I BUTRINTIT

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë shtresëzimit të pasur historik që pasqyron ndikime ilire, greke, romake dhe bizantine. Brenda parkut gjenden monumente të ndryshme, si teatri antik, baptisteri, bazilika dhe fortifikimet, të cilat dëshmojnë zhvillimin e vazhdueshëm të qytetit për më shumë se dy mijë vjet.

A historic black-and-white cityscape with preserved architecture.

QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS

Gjirokastra, e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një qytet muze i njohur për arkitekturën karakteristike të shtëpive-kullë dhe strukturën e tij urbane të formuar përgjatë shekujve. Vlerat kulturore, traditat dhe identiteti e bëjnë Gjirokastrën një pikë referimi të rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare.

A hillside community with homes in Albania

QYTETI MUZE I BERATIT

Një nga qytetet historike më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, njihet gjerësisht si “Qyteti i 1001 Dritareve” falë arkitekturës së tij karakteristike me shtëpi që ngrihen në tarraca mbi njëra-tjetrën. Lagjet muzeale dhe ndërtesat tradicionale ruajnë një harmoni të veçantë urbane, duke pasqyruar traditën dhe identitetin shumëshekullor të qytetit.

A gathering of people in the church

ISO POLIFONIA

Isopolifonia shqiptare përfaqëson një traditë të veçantë shumëzërëshe që është transmetuar brez pas brezi në komunitetet e Jugut të vendit. E njohur nga UNESCO si një pasuri e çmuar e trashëgimisë jomateriale, ajo mishëron kujtesën kolektive, ritmet dhe harmonitë që e dallojnë kulturën shqiptare në rajon.

Vibrant group in traditional attire, showcasing rich cultural heritage of Albania

XHUBLETA SHQIPTARE

Xhubleta është një veshje tradicionale shumëshekullore e grave të Veriut, e punuar me teknika artizanale që krijojnë formën e saj të veçantë dhe dekorimet simbolike. E përfshirë në listën e Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s, ajo konsiderohet një dëshmi e rëndësishme e identitetit dhe traditave artizanale shqiptare.

Dhërmi The Pirate’s Cave Ali Pasha’s Castle of Porto Palermo Lëkurësi Castle Gastronomy

PSE TË INVESTONI NË SHQIPËRI?

Investimi në Shqipëri ofron një sërë avantazhesh, të mbështetura nga perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ky proces pritet të krijojë mundësi të reja për rritjen e investimeve të huaja, forcimin e ekonomisë dhe rritjen e vlerës së pronave. Pozicioni strategjik i Shqipërisë mundëson akses në tregjet kryesore evropiane dhe ballkanike. Ndërkohë, investimet në zhvillimin e infrastrukturës, përfshirë aeroportet e reja ndërkombëtare dhe projektet e rëndësishme rrugore, po kontribuojnë në përmirësimin e lidhjeve të vendit me rajonin dhe më gjerë. Rritja ekonomike e qëndrueshme dhe zhvillimi i sektorit të turizmit krijojnë mundësi të reja investimi, veçanërisht në segmentin e shtëpive të pushimit dhe hotelerisë. Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri mbetet konkurrues për sa i përket çmimeve, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Ndër avantazhet e tjera përfshihen taksat e ulëta mbi pronën dhe mungesa e tarifave shtesë për shtëpitë e dyta. Për më tepër, kërkesa në rritje për banesa dhe hapësira për zyra, krijon potencial për të ardhura nga qiraja dhe mundësi për një kthim të favorshëm të investimit.

A global airline route map connecting Mediterranean and seaside hubs.
Integrimi në BE
brenda 5 viteve
Vendndodhje Strategjike
Akses në tregjet më të mëdha të Europës dhe Ballkanit
Afërsia me Bashkimin Europian
Rritja ekonomike
GDP 2025: rritje 3.5-4%
Zhvillimi i infrastrukturës
Tuneli i Llogarasë
Aeroporti ndërkombëiar i Vlorës
Bypass-i Vlorës
Marina e Vlorës
Bumi Turistik
2025 12.5 mln
2026 pritet rritje 5-10%
Çmime të përballueshme
Kosto jetese e përballueshme
Taksat më të ulëta në BE për pronat
Taksa 0 për pronat e dyta
Potenciali i të ardhurave nga qiraja
7-12% ROI