Politikat e privatësisë së Green Coast

Hyrje

Shoqëria Green Coast shpk ka kënaqësinë t’ju mirëpresë në hapësirën kushtuar politikës sonë të përpunimit të të dhënave personale (referuar si “Politika e Privatësisë”).

“Të dhënat personale”, i referohen çdo informacioni në lidhje me një individ, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social, imazh fotografi (referuar në vijim si “Të Dhëna Personale” ose “të Dhëna”).

Punonjësit e Green Coast shpk gjatë kryerjes së aktiviteteve të punës, angazhohen dhe trajtojnë me kujdesin e nevojshëm dhe përgjegjësi të dhënat personale në përputhje me Ligjin nr. 124 datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale”.

  1. Kontrolluesi

“Kontrolluesi” është personi fizik ose juridik i cili vetëm ose me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat për përpunimin e të Dhënave Personale, referuar nenit 5 të Ligjit nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Kontrolluesi është kompania Green Coast Shpk , për të dhënat që mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet faqes web, të dhënat që përpunohen në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të shitjeve dhe shërbimeve që ofrohen, për qëllime rekrutimi dhe burime njerëzore, për qëllim trajtimi të ankesave.

Shoqeria Green Coast Shpk ka kontrate Balfin Real Estate Sh.p.k me duke qënë se bashkëpunon me qëllim marketingun dhe realizimin e shitjeve të pasurive të paluajtshme,pjese e projektit, do te konsiderohet dhe si “përpunues”.

Për qëllim të trajtimit të marrëdhënies me kandidat për punë apo punonjës, Shoqëria Green Coast shpk ka angazhuar shoqërinë Balfin Development Sh.P.K., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar në bazë të legjislacionit shqiptar, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NIPT M22119033A, me seli në adresën: Rruga “Tish Daija”, Kompleksi Kika 2, Godina 3, Kati 1, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale që mund të komunikohen nga ana e çdo individi sipas kanaleve të komunikimit te ofruara sipas kësaj faqeje web.

Kontrolluesi është shoqëria Green Coast shpk dhe përpunuesi kryesor janë  Shoqërite Balfin Real Estate Shpk, dhe Balfin Development Sh.P.K., për të dhënat që mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet faqes web, të dhënat që përpunohen në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të shitjeve dhe shërbimeve që ofrohen, të dhënat që përpunohen nëpërmjet komunikimeve telefonike dhe rrjeteve sociale për shërbime ndaj klientëve ose marketing, të dhënat që përpunohen nëpërmjet sistemit Zoho të ofruar nga Zoho Corporation B.V, me qendër në Hollandë (nëpërmjet kontratës së shërbimit) për qëllime rekrutimi dhe burime njerëzore, si dhe të dhënat që përpunohen nëpërmjet sistemit CRM të ODOOO të ofruar nga kompania Odoo S.A., me qendër në Chaussée de Namur, 40, 1367 Grand-Rosière, Belgjike (nëpërmjet kontratës së shërbimit), me të cilin zhvillohet veprimtaria dhe proceset e punës së Balfin Real Estate Shpk.

Kontrolluesi dhe përpunuesit

Kontrollues i të dhënave personale është:

Green Coast shpk

Përpunimi i të dhënave kryhet edhe nga palë të treta, të cilat veprojnë si përpunues në kuptim të ligjit, përfshirë:

– Balfin Real Estate Shpk

– Balfin Development Shpk

– Zoho Corporation B.V

– Odoo S.A

Këta përpunues përpunojnë të dhënat vetëm në përputhje me udhëzimet e kontrolluesit dhe në bazë të marrëveshjeve përkatëse që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

Oficeri i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO)

Shoqëria ka të caktuar një Oficer për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO), në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e përputhshmërisë së proceseve të përpunimit të të dhënave personale me kërkesat ligjore përkatëse.

  1. Subjektet e të dhënave
  • Klientë (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës);
  • Klientë potencialë;
  • Persona të interesuar (vizitorë të faqes web);
  • Partner/bashkëpuntorë;
  • Kandidatë për punë;
  • Punonjës;

Green Coast shpk nëpërmjet punonjësit të caktuar për këtë qëllim ka njoftuar Zyrën e Komisionerit, mbi kategoritë e subjekteve të të dhënave, në përmbushje të nenit 34 Ligji nr. 124 datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale”.

  1. Të dhënat personale që përpunohen

Green Coast shpk dhe Balfin Real Estate sh.p.k angazhohen t’ju informojnë në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme lidhur me natyrën e të dhënave që përpunojmë, mënyrat, qëllimet, masat e sigurisë, si dhe të drejtat tuaja. Në tërësi të dhënat janë mbledhur nga ju në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me pëlqimin tuaj si subjekt i të dhënave.

Green Coast shpk dhe çdo degë e saj, në kuadër të përmbushjes së objektit të aktivitetit përpunojnë kategoritë e të dhënave si vijon:

  • Për klientët potencial Kontrolluesi, me qëllim përgjigjen kundrejt kërkesës lidhur me oferta, çmim, pika interesi do të përpunojë të dhëna gjeneralitetet, adresën, numrin personal të identifikimit, numrin e telefonit, dhe adresën e postës elektronike.
  • Për kandidatët për punë, nëpërmjet faqes web, rubrika “Karriera”, ku publikohen pozicionet e lira, nëpërmjet njoftimit për punë në linkun që paraqitet, çdo kandidat do të dorëzojë CV dhe Letër interesi. Në këtë kuadër, në fazën paraprake, do të përpunohen të dhënat si: emri, mbiemri, email, numër telefoni, datëlindja (informacione që i përmban CV) imazhi fotografi, si dhe të dhënat lidhur me formimin profesional dhe eksperiencën. Aplikimet dhe të dhënat përpunohen në mënyrë elektronike nëpërmjet platformës “Zoho”, për të cilën kompania ka kontraktuar me kontratë shërbimi kompaninë Zoho Corporation B.V, me qendër në Hollandë (EU). Nëpërmjet kësaj platforme garantohet siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave tuaja me standartet më të larta sipas legjislacionit të BE. Këto të dhëna aksesohen elektronikisht vetëm nga specialistet e rekrutimit dhe Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore te Balfin Development Sh.P.K, të ngarkuar me detyrën e përzgjedhjes dhe intervistimt, shqyrtimin e dokumentacionit dhe komunikimin me fituesit.
  • Për punonjësit mund të përpunohen të dhënat si, emri, mbiemri, email, numër telefoni, të dhëna arsimore, të dhëna mbi formimin profesional dhe eksperienca, arritje profesionale, fotografi, imazh. Këto të dhëna aksesohen ose publikohen me konfirmimin paraprak të punonjësit në raste të ndryshme aktivitetesh dhe promovimesh.
  • Për personat e interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web, rubrikës “kontakt”, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimet, të paraqesin ankesa, apo të kërkojnë shërbim profesional, mbledhin të dhënat si emri, mbiemri, emaili, telefoni, nëse janë shtatas shqiptarë apo jo (me opsionin me zgjedhje “po” dhe “jo” për qëllime statistikore) dhe mesazhi që përçon.
  • Për partnerët/ bashkëpunëtorët, nëpërmjet publikimit të shkrimeve ose publikimeve PR mund të publikohen të dhëna lidhur me eventet lidhur ngushte me objektin e veprimtarisë Green Coast shpkose imazhe jo individuale.
  • Për punonjësit dhe vizitorët në ambientet e kompanisë përpunohen të dhëna edhe nëpërmjet sistemit të mbikëqyrjes me kamera (CCTV).

Ky përpunim kryhet:

-për qëllime të sigurisë fizike dhe mbrojtjes së pronës;

– mbi bazën e interesit legjitim të shoqërisë;

– për një periudhë ruajtjeje të kufizuar në përputhje me kapacitetet teknike dhe politikën e ruajtjes së të dhënave.

Subjektet e të dhënave informohen për praninë e kamerave nëpërmjet sinjalistikës përkatëse në ambientet e monitoruara.

  • Klientët potencilaë janë personat që shprehin interes dhe telefonojnë ose kontaktojnë nëpërmjet emailit, faqes web ose rrjeteve sociale. Me pëlqimin e tyre ata japin të dhëna si emër, mbiemër, numër telefoni ose email.

Këto të dhëna janë për përdorimin e vetëm dhe ekskluziv të Green Coast shpk.

  1. Qëllimi i përpunimit të Dhënat Personale.

Qëllimet për përpunimin e të dhënave tuaja varen nga marrëdhënia që “subjektet e të dhënave” mbajnë meGreen Coast shpkdhe Balfin Real Estate Shpk si dhe nga shërbimet që ofron kompania.

  • Të dhënat personale dhe informacioni i administruar nëpërmjet web -it do të përpunohen:
  • të dhënat personale të klientëve potencialë përpunohen për qëllime reklamimi të pronave që mund të kenë interes të blejnë ose të marrin prona me qera.
  • me qëllim gjenerimin e marrëdhënieve të reja kontraktuale me klientët potencial
  • me qëllim kontaktimin e klientëve pas shitjes së pronave dhe marketimi i ofertave të ndryshme ku mund të paraqesin interes për investim.
  • të dhënat personale të kandidatëve për punë do të përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së proçesit të përzgjedhjes dhe intervistimit të tyre, me qëllim punësimin e individëve të përgatitur dhe profesionistëve në këtë sektor.
  • Në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe promovimit të projekteve tona,Green Coast shpkmund të përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu dhe analize. Këto përpunime mund të përfshijnë: – analizë të preferencave dhe interesave të subjekteve të të dhënave (profilizim i kufizuar); – dërgimin e komunikimeve tregtare dhe ofertave të personalizuara, përmes kanaleve të ndryshme (email, telefon, rrjete sociale). Ky përpunim kryhet në përputhje me bazën përkatëse ligjore (pëlqim ose interes legjitim, sipas rastit). Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të kundërshtojnë në çdo kohë përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, pa asnjë kosto dhe pa pasoja, duke përdorur kontaktet e publikuara në këtë politikë.

 

  1. Përpunimi i të dhënave personale

Kompania Green Coast shpk. , i përpunon të dhënat personale në mënyrë të ligjshme duke respektuar kriteret ligjore teperpunimit sipas Ligjit nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale, vetëm me pëlqimin tuaj paraprak, veçanërisht në kapacitetin tuaj si klient, kandidat për punë, punonjës, agjent, person i interesuar ose kontakt i Green Coast shpk;

Përpunimi i të dhënave personale kryhet vetëm kur ekziston një nga bazat ligjore të mëposhtme:

Pëlqimi i subjektit të të dhënave, i dhënë në mënyrë të lirë, specifike, të informuar dhe të qartë, veçanërisht në kapacitetin tuaj si klient, kandidat për punë, punonjës, agjent, person i interesuar ose kontakt i shoqërisë Green Coast shpk;

 Përmbushja e një marrëdhënieje kontraktore midis jush dhe Green Coast shpk, ose ndërmarrja e hapave para-kontraktorë me kërkesën tuaj. Kjo përfshin rastet kur ju jeni klient (shitës ose blerës, qiradhënës apo qiramarrës), punonjës ose palë tjetër në një transaksion me shoqërinë;

 Përmbushja e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, të cilave i nënshtrohet shoqëria, përfshirë legjislacionin tregtar, civil, të punës, tatimor, bankar, si dhe legjislacionin në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

 

 Interesi legjitim i kontrolluesit, në masën që nuk cenohen të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave, veçanërisht për qëllime sigurie (p.sh. mbikëqyrje me kamera CCTV), menaxhimi të marrëdhënieve me klientët dhe analiza të aktivitetit.

Në rastet kur përpunimi bazohet në pëlqim, subjekti i të dhënave ka të drejtë ta tërheqë atë në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer para tërheqjes së pëlqimit.

 

  1. Përdorimi i cookies

 

Faqja jonë e internetit përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për të siguruar funksionimin korrekt dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.

Cookies që përdoren përfshijnë:

– Cookies thelbësore (të nevojshme për funksionimin e faqes);

– Cookies analitike (për analiza statistikore dhe performancë);

– Cookies marketingu (për ofrimin e përmbajtjeve dhe ofertave të personalizuara).

Vizitorët mund të menaxhojnë ose zgjedhin preferencat e tyre për cookies përmes banner-it të shfaqur në momentin e hyrjes në faqe.

  1. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat tuaja personale nuk do të ruhen në një formë që lejon identifikimin tuaj përtej periudhës së nevojshme për qëllimet për të cilat ato përpunohen, në përputhje me detyrimet kontraktore, ligjore dhe rregullatore të shoqërisë.

Në mënyrë më specifike, të dhënat ruhen për këto afate:

  • Të dhënat e klientëve, të përpunuara në kuadër të marrëdhënieve kontraktore dhe të ndërmjetësimit, ruhen për një periudhë 10-vjeçare nga përfundimi i marrëdhënies së biznesit, në përputhje me Ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar. Në rast kërkese nga autoritetet kompetente, ky afat mund të zgjatet sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të dhënat e kandidatëve për punë ruhen deri në përfundimin e procesit të rekrutimit. Në rast se subjekti jep pëlqim, të dhënat mund të ruhen për një periudhë më të gjatë (p.sh. deri në 12 muaj) për mundësi të ardhshme punësimi.
  • Të dhënat e punonjësve ruhen gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës dhe për një periudhë deri në 2 vite pas përfundimit të saj, për qëllime të ushtrimit ose mbrojtjes së të drejtave ligjore, përveç rasteve kur legjislacioni kërkon afate më të gjata ruajtjeje.
  • Të dhënat e personave të interesuar/vizitorëve të faqes web, të mbledhura për trajtimin e kërkesave apo ankesave, ruhen për kohën e nevojshme për trajtimin e tyre dhe, në çdo rast, jo më shumë se 30 ditë nga përfundimi i trajtimit.
  • Të dhënat e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve ruhen gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së bashkëpunimit dhe deri në 5 vite pas përfundimit të saj, për qëllime të përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe mbrojtjes nga pretendimet ligjore.
  • Të dhënat e agjentëve ruhen gjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe deri në 2 vite pas përfundimit të saj, në funksion të menaxhimit të marrëdhënieve kontraktore dhe mbrojtjes së interesave ligjore.
  • Të dhënat e personave të trajnuar ruhen për kohëzgjatjen e marrëdhënies së tyre funksionale me shoqërinë dhe fshihen pas përfundimit të saj, përveç rasteve kur kërkohet ndryshe nga legjislacioni.
  • Të dhënat e mbledhura përmes sistemit CCTV ruhen për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, përveç rasteve kur kërkohet ruajtja më e gjatë për qëllime hetimore nga autoritetet kompetente.
  • Të dhënat e personave të interesuar të mbledhura përmes faqes web, telefonit ose rrjeteve sociale për qëllime marketingu ruhen për një periudhë jo më të gjatë se 60 muaj, ose deri në tërheqjen e pëlqimit nga subjekti i të dhënave.

 

  1. Masat e sigurisë

Siguria e të dhënave është thelbësore për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t’u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Kompania jonë e ushtron aktivitetin e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka ngritur politikat dhe sistemet e nevojshme për këtë qëllim.

Ne kemi zbatuar masa të rrepta sigurie për të ulur rrezikun e shkeljes së të dhënave dhe keqpërdorimit të të dhënave tuaja personale, të tilla si zbulimi i paautorizuar dhe aksesi i paautorizuar në të dhënat tuaja.

Ne sigurojmë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke i ruajtur të dhënat tuaja, si dhe duke siguruar pëlqimin tuaj te informuar përpara mbledhjes së të dhënave. Individët kanë të drejta që burojnë nga legjislacioni në fuqi si aksesi, korrigjimi dhe fshirja.

Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e proçeseve të përpunimit, ne zbatojmë qasjet e mëposhtme:

Ruajtja e të dhënave – ne përdorim zgjidhje të ruajtjes së enkriptuar dhe baza të të dhënave me akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.

Kontrolli i aksesit – ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë/aksesojë, ndryshojë ose fshijë, informacione ose të dhëna specifike.

Kanale komunikimi të sigurta – ne përdorim kanale të sigurta për shkëmbimin/komunikimin e informacionit, duke përfshirë shërbimin me e-maile të enkriptuara për të parandaluar përgjimin e të dhënave.

Pajisjet/ambientet në të cilat ne ruajmë të dhënat personale janë të vendosura në një mjedis të sigurt me akses të kufizuar fizik (d.m.th. dhomë të mbyllur).

Ne përdorim firewall, fjalëkalime të forta, programe antivirus dhe masa të tjera për të mbrojtur të dhënat personale (si enkriptimi dhe pseudonimizim).

Politika e ruajtjes së të dhënave – ne kemi miratuar rregulla për kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave dhe asgjësimin e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna të vjetruara (që sapo ju ka mbaruar afati i ruajtjes) ose të panevojshme.

Trajnimi për sigurinë e të dhënave – përpara fillimit të detyrës, ne sigurojmë që personeli përkatës, të trajnohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, të përditësohet mbi standardet dhe rregullat tona të sigurisë së të dhënave, praktikat dhe protokollet e menaxhimit të të dhënave specifike.

  1. Kush janë marrësit e të Dhënave Tuaja Personale?

Marrësit e të dhënave janë si më poshtë:

  • personeli i autorizuar, punonjës të kompanisë, në përputhje me detyrat e punës dhe që janë të autorizuar të përpunojnë të dhënat vetëm për qëllimet e lartpërmendura te shoqërive Green Coast shpk; Balfin Real Estate Shpk dhe Balfin Development  Shpk,
  • ofruesit e shërbimeve që marrin pjesë në menaxhimin e marrëdhënies sonë me ju, veçanërisht për qëllime të komunikimit dhe transmetimit të dokumenteve, menaxhimin elektronik të tyre, siç është ODOO dhe ZOHO.

ODOO është një kompani e çertifikuar sipas ISO/IEC 27001:2013, i cili është një standard i njohur ndërkombëtarisht për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS). Ky çertifikim garanton se Odoo ka zbatuar kontrolle dhe masa të rrepta për të mbrojtur informacionet dhe të dhënat, duke siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave.

Këto kompani me të cilat bashkëpunon duke ju deleguar këto shërbime konsiderohen përpunues në kuptim të ligjit specifik.

  • Institucionet publike kompetente (Drejtoria e Tatimeve, ISSH, Inspektoriati i Punës, etj), ato gjyqësore, në rrethanat e parashikuara në legjislacionin specifik në fuqi dhe me kërkesë të arsyetuar nga ana e tyre.
  • Bankat me të cilat bashkëpunojmë.

Balfin Real Estate Shpk, garanton që respektojmë një politikë sigurie dhe konfidencialiteti që përputhet me Ligjin nr. 124 datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale”, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe zbatojnë standartet më të larta sa i përket përpunimit të të dhënave personale, njësoj si në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane.

Punonjësit e Green Coast shpk; Balfin Real Estate Shpk dhe Balfin Development  ShpkBalfin Real Estate Shpk, kanë nënshkruar Deklarata Konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave me të cilat vijnë në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës, dhe ku parashikohen penalitet në rast shkelje.

Në asnjë rast të dhënat tuaja personale nuk do të jenë objekt i transaksioneve tregtare me palët e treta.

 

  1. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe përdorimit të sistemeve elektronike (si CRM apo platforma rekrutimi), të dhënat personale mund të transferohen dhe përpunohen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Këto transferime kryhen vetëm në:

– vende që garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje të të dhënave personale; ose

– nëpërmjet mekanizmave të parashikuar nga ligji, si klauzolat standarde kontraktore (SCC) ose marrëveshje të tjera të vlefshme ndërmjet kontrolluesit dhe përpunuesve.

Në çdo rast, kompania siguron marrjen e masave të nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

  1. Të drejtat tuaja

Sipas neneve 13 dhe vijues të 124 datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij , ju gëzoni disa të drejta lidhur me të dhënat tuaja personale dhe mund të kërkoni në çdo kohë informacion shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Në zbatim të 124 datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, në lidhje me të dhënat personale që Green Coast shpk dhe/ose Balfin Real Estate Sh.p.k përpunon, ju keni të drejtat si më poshtë:

  • E drejta për akses  – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju përpunohen nga Balfin Real Estate Shpk, si dhe të keni akses në këto të dhëna dhe informacion rreth qëllimit, afatit, bazës ligjore për përpunim, kategoritë e të dhënave që përpunohen si dhe katëgoritë e marrësve;
  • E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen  – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;
  • Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave;
  • E drejta për të kundërshtuar  – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara, sipas parashikimeve të nenit 17 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij
  • E drejta për t’u ankuar  – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim në adresën tonë zyrtare si dhe në emailin tonë, të publikuara në faqen web.
  • E drejta për kompensim – nëse provoni që juve u është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.

Kërkesa me shkrim duhet të përmbajë nënshkrimin tuaj si dhe të shoqërohet me një kopje të vlefshme të mjetit tuaj të identifikimit, me qëllim që të shmangen mundësitë e abuzimit nga persona të tretë.

Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën përkatëse:  Email: sales@greencoast.com

Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, ne do t’ju dërgojmë infromacionin e kërkuar, ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj.

Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Green Coast shpk dhe Balfin Real Estate Shpk, ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al .

Nëse përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, ju mund ta tërhiqni atë në çdo kohë. Për tërheqjen e pëlqimit mund të na kontaktoni në: Email: sales@greencoast.com

  1. Ndryshimet në politikën tonë të privatësisë

Ne përditësojmë rregullisht politikën e privatësisë në mënyrë që të jetë e saktë dhe e përditësuar fdhe rezervojmë të drejtën të ndryshojmë përmbajtjen e saj nëse e gjykojmë të nevojshme.

Për të gjitha ndryshimet dhe shtesat do të informoheni në kohën e duhur përmes faqes sonë të internetit në përputhje me parimin e transparencës.