
Destinacioni i duhur për të pushuar në Rivierën Shqiptare, i cili ofron cilësinë më të mirë të jetesës dhe arkitekturë bashkëkohëse, frymëzuar nga vlerat tradicionale të zonës. Një projekt unik për këdo që do të shijojë natyrën dhe bukurinë e të jashtëzakonshmes Rivierë Shqiptare përgjatë vitit, në harmoni me arkitekturën moderne, frymëzuar nga tradita. Green Coast Resort and Residences ndodhet në fshatin e Palasës, një prej gjireve më të bukur të Rivierës Shqiptare. Një plazh me gurë të bardhë rrethohet nga uji i qelibartë dhe kodrat e gjelbra, duke e kthyer këtë zonë jo thjesht në vendin më ëndërrimtar për të pushuar, por edhe për të jetuar.

Green Coast gjendet në kufi të Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe është një destinacion i njohur i turizmit të gjelbër, frekuentuar që në vitet ’70 nga turistë holandezë dhe belgë për natyrën dhe kafshët e egra. Rezidenca e parë e llojit të vetë dhe e kësaj madhësie ndërtuar në gjirin e Palasës, krenohet me dizenjot e mrekullueshme arkitekturore që shohin drejt detit Jon dhe sigurojnë më të mirën e një jete cilësore.
HOTEL
Hoteli ndodhet në brendinë e një parku të gjelbër tipik Mesdhetar, me fytyrë nga deti Jon, ishulli i Korfuzit e ishuj të tjerë të vegjël grekë. Ndodhet në kufi të Parkut Kombëtar të Llogarasë, i cili është një destinacion i njohur i turizmit të gjelbër, frekuentuar që në vitet ’70 nga turistë holandezë dhe belgë për natyrën dhe kafshët e egra. Dizenjuar nga Alexandros N. Tombazis and Associates Architects, koncepti i hotelit lejon që të gjitha dhomat dhe suitat të ofrojnë pamje të detit Jon.
LEXO MË SHUMËHoteli siguron gjithë shërbimet dhe ambientet e nevojshme për të siguruar qëndrim komod dhe të paharrueshëm për të gjithë mysafirët. Hoteli është i pajisur me holl recepsioni, bare, me dy pishina, verore dhe dimërore, bar në pishinë, përvojë e mirëfilltë SPA, dhomë konferencash dhe mbledhjesh, plazh privat, helipad e të tjera.
LEXO MË SHUMËQasja volumetrike e hotelit puqet me elegancën arkitekturore lindur nga natyra. Sipërfaqja e ndërtesës është e bardhë e shtrihet mbi mure të gurta e të rënda. Materialet e dhomave u zgjodhën duke pasur prioritet përshtatjen me natyrën. Muret e gurta dhe tarracat e gjelbëruara u zhvilluan në përkim me vizionin tonë.
LEXO MË SHUMË
Kur të mendoni për Green Coast, mendoni për një qytezë të vogël të hareshme ku së pari vlerësohet mirëqenia juaj. Green Coast është një parajsë shoqërore. Shëtitorja e projektuar me elegancë në buzë të plazhit është vendi ideal për të kaluar kohë cilësore me miq të rinj e të vjetër.
Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale dhe në gjithë komunitetin përkatës. Teksa në vitin 2018 kjo industri gjeneroi 10.4% të Prodhimit të Brendshem Bruto në...
LEXO MË SHUMË