“Riviera Shqiptare është një nga brigjet më mbresëlënëse në botë, në të cilën zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm sa vjen e po bëhet më konkret. E ardhmja e Rivierës Shqiptare do të përfshijë Green Coast Resort, një projekt i cili po zhvillohet në Palasë, shumë afër me Dhermiun, i rrethuar nga flora dhe fauna e pasur në njërën anë dhe nga deti Jon në anën tjetër”. – Kala Festival

Një vlerësim domethënës dhe shumë i rëndësishëm vjen për zhvillimin e projektit Green Coast Resort nga organizatorët e Kala Festival.

Kala festival, festivali ndërkombëtar i muzikës u organizua për herë të parë këtë verë edhe në Shqipëri, në vijim të turit në brigjet e Greqisë dhe Kroacisë. Rreth 2 mijë vizitorë nga mbarë bota, pushtuan plazhet mahnitëse të Rivierës që prej datës 20 deri në 27 Qershor. Ata shprehen se jo vetëm që do të rikthen sërish për të vizituar Shqipërinë, por edhe do ta rekomandojnë atë në rrethin e tyre, kjo falë mikpritjes së popullit shqiptar, bukurive të natyrës shqiptare dhe ushqimeve të jashtëzakonshme.

Kala Festival po luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e bukurive të natyrës shqiptare, në vende të ndryshme të botës. Jo vetëm mediat vendase por edhe shumë media prestigjoze ndërkombëtare të tilla si: The Guardian, Metro, Crack Magazine, etj. kanë shkruar artikuj promovues për brigjet e Jugut të Shqipërisë.