Jo të gjithë plazhet janë njëlloj. Disa janë të tejmbushur dhe të zhurmshëm. Të tjerë të qetë, të pastërdhe të kuruar. Në Green Coast, deti është edhe më special. I vlerësuar me çmimin Blue Flag, ky plazh është symbol i cilësisë së lartë, sigurisë dhe përkujdesit ndaj natyrës. Përse është e rëndësishme kjo për ju dhe për shtëpinë tuaj të ardhshme?
Çfarë është një plazh Blue Flag?
Blue Flag është simboli botëror i cilësisë së lartë. Ky çmim i jepet vetëm plazheve që përmbushin standardet e cilësisë së ujit, sigurisë, shërbimeve dhe kujdesit ndaj mjedisit. Për të marrë këtë çmim, një plazh duhet të jetë i pastër, të ketë roje bregdetare, të ofrojë informacione të qarta dhe të mbështesë praktikat ekologjike. Në Green Coast, ky është një premtim dhe pjesë e përditshmërinë. Hapësirat janë të rregullta, deti është i pastër dhe kushdo mund ta shijojë në siguri të plotë.
Det i pastër, jetesë ekologjike
Të jetosh afër një plazhi Blue Flag do të thotë të gëzosh shëndet dhe qetësi. Deti testohet rregullisht dhe bregu është gjithmonë në pastërti të plotë. Kjo është shumë e rëndësishme për familjet me fëmijë, të apasionuarit pas notit dhe për këdo që dëshiron të jetojë sa më afër me natyrën. Nga ballkoni ose oborri juaj, pamja është mahnitëse. Të gjithë apartamentet në Green Coast janë të orientuar nga deti dhe kjo lidhje e ngushtë kthehet në rutinën tuaj të përditshme, në mënyrë jetese.
Një vend me vlerë dhe pamje të pakrahasueshme
Çertifikimi Blue Flag tregon edhe një përkushtim ndaj qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Për këtë arsye, ata që kërkojnë prona në Shqipëri, drejtohen tek Green Coast. Projekti ofron rrugica të shumta për shëtitje, bimësi të dendur dhe ndjesinë e komunitetit që të jep privatësi dhe lidhje të ngushtë.
Një themel i fortë për investimin tuaj
Nëse po shqyrtoni mundësitë për të investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri , një plazh i certifikuar Blue Flag sjell vlerë të shtuar duke tërhequr vizitorë dhe duke rritur reputacionin e zonës. Si rezultat, prona juaj fiton më shumë vlerë me kalimin e kohës.
Shumë prej pronarëve në Green Coast i shfrytëzojnë shtëpitë e tyre gjatë gjithë vitit, ndërsa të tjerë zgjedhin t’i japin me qira gjatë verës. Plazhi i pastër, uji i kristaltë dhe çertifikimi ndërkombëtar e bën më të lehtë pritjen e pushuesve dhe gjenerimin e të ardhurave.
Një kapitull i ri në bregdetin shqiptar
Çertifikimi Blue Flag është një nga arsyet që e bën Green Coast një projekt kaq tërheqës në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Nga kafja e mëngjesit buzë detit, te shëtitjet e mbrëmjes përgjatë bregut, jeta këtu rrjedh në harmoni me natyrën. Jeni të interesuar për një shtëpi në Shqipëri? Në Green Coast do të gjeni bukurinë natyrore dhe përkushtimin për ta ruajtur atë.