Green Coast Hotel MGallery Collection është vendi ku luksi shkrihet me natyrën. I pozicionuar mbi plazhin privat Blue Flag dhe i rrethuar nga peizazhet mbresëlënëse të Parkut Kombëtar të Llogarasë, çdo dhomë ofron pamje mhanitëse të detit, ndërsa pishina infinity, SPA-ja elegante dhe kuzhina e rafinuar e kthejnë çdo çast në një përvojë të paharrueshme. Vetëm pak më shumë se dy orë larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ky është destinacioni ideal për të shëtitur nëpër shtigje historike, për të eksploruar natyrën apo për të gjetur qetësinë e plotë.

Kjo ndërthurje mes arkitekturës dhe natyrës është vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare, ku Green Coast Hotel MGallery Collection u nderua me çmimin Architectural Highlight of the Year në GRI Awards Europe, duke shënuar një arritje historike si projekti i parë në Shqipëri që merr këtë vlerësim prestigjioz.