Green Coast Hotel MGallery Collection në vëmendjen e Euronews Germany

Një nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze, Euronews Germany, po i kushton një vëmendje të veçantë profilit në rritje të Shqipërisë në hartën globale të udhëtimeve, me fokus në Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet bregdetare më tërheqëse të vendit. Në artikullin e saj për Shqipërinë, media vlerëson Rivierën për vijën mbresëlënëse bregdetare përgjatë detit Jon, plazhet e fshehura, peizazhin natyror dhe eksperiencat autentike, duke forcuar edhe më tej pozicionin e saj si një destinacion që po tëheq bindshëm interesin ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, përmendja e Green Coast Hotel dhe Green Coast merr një rëndësi të veçantë. Euronews Germany e përshkruan Green Coast Hotel si hotelin e parë të brandit MGallery në Shqipëri, i vendosur në bregdetin Jon dhe vë në dukje dizajnin e frymëzuar nga materialet natyrore dhe të integruar në mënyrë harmonike me peizazhin mesdhetar. Artikulli ndalet gjithashtu te disa nga veçoritë dalluese të hotelit, si plazhi privat me certifikim Blue Flag, spa-ja me pesë nivele, pishina infinity dhe pamjet panoramike nga deti, duke e prezantuar atë si një destinacion të rafinuar mikpritjeje që pasqyron karakterin premium të Rivierës Shqiptare.

Përfshirja e Green Coast Hotel në një platformë kaq të respektuar ndërkombëtare përbën një vlerësim domethënës për Green Coast si destinacion. I pozicionuar brenda një rrëfimi që promovon bukurinë bregdetare të Shqipërisë, aksesueshmërinë dhe potencialin turistik të saj, ky promovim forcon më tej pozicionimin e Green Coast si një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe reputacionit ndërkombëtar në zhvillim të Rivierës Shqiptare.

Albania trip 2026: new hotels and essentials for visitors | Euronews