I cilësuar si “Destinacioni” për të gjithë pushuesit vendas por edhe të huaj, Green Coast Resort & Residences ka shënuar një performancë absolute sidomos për përcjelljen e një Lifestyle elitar, luksoz dhe me standarde dedikuar jo vetëm rezidentëve të saj por të gjithë atyre që Green Coast Resort & Residences e kanë pasur një “must” në listën e tyre. Por ky sukses nuk do të ishte i mundur pa një punë shumë të madhe e impenjative, të një skuadre të dedikuar, të shërbimeve dhe menaxhimit të Green Coast Resort & Residences. Ndaj për të përcjellë një falenderim të sinqertë dhe vlerësues në fund të sezonit, Balfin Real Estate & Hospitality organizoi një “mbrëmje dedikim” për të gjithë skuadrën e shërbimeve dhe menaxhimit.

CEO e BRE&H, znj. Ledia Telhai, e nisi fjalën e saj duke thënë: “Jam shumë krenare që falenderimin për punën e bërë e shpreh në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, kjo tregon se stafi ndërkombëtar i zgjeruar i BRE&H është mirëpritur nga kompania dhe e ka kthyer vlerësimin në kontribut”.

Mbrëmja vijoi me nota miqësore mes fotove, bisedave dhe muzikës së mirë.

Cilësia e të gjitha shërbimeve do të vijojë gjatë gjithë vitit dhe do të rritet e zgjerohet më tej në sezonin e ardhshëm. Kjo është filozofia e një kompanie si BRE&H që gjithnjë synon ekselencën.