Sikurse shprehet edhe Henry Thoreau: “Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar”. Secili prej nesh, qoftë në rolin e individit apo kompanisë dhe për më tepër kur bëhet fjalë për fushën e pasurive të patundshme, ka nevojë të ketë një aleat apo partner i cili garanton sukses.

Kompania Balfin Real Estate, pjesë e Grupit Balfin, i cili operon prej 15 vitesh në tregun e pasurive të patundshme, është prezantuar pak ndryshe duke ofruar shërbime ekstra dhe të reja për të ofruar partneritet dhe garanci që çdo pronë të marrë vlerën e duhur.

Për të mësuar më shumë mbi këtë kompani, shërbimeve dhe avantazheve që ofron, u takuam me znj. Ledia Telhai, Drejtore Ekzekutive në Balfin Real Estate.

  • Kush është Balfin Real Estate apo siç njihet ndryshe Eksperti i pronës tuaj?

Balfin Real Estate është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe më gjerë, e cila ka në fokus shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe pronave të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në këtë treg.  Kjo periudhë prej rreth 2 vitesh që Balfin Real Estate operon si kompani e mirë-struktruruar, ka qënë periudhë shumë dinamike, me shumë zhvillime dhe finalizime të proceseve të rëndësishme, ndërkohë që tani fillon një cikël i ri me shumë sfida dhe objektiva të reja, por gjithmonë me fokus te klienti dhe përmbushjen maksimale të nevojave të tij. Orientimi ndaj klientit, integriteti, partneriteti, përgjegjësia dhe risitë që ne vazhdimisht sjellim në Shqipëri, janë vlerat kryesore të kompanisë tonë.

  • Konkretisht, cilat janë këto shërbime risi që ofron Balfin Real Estate?

Balfin Real Estate ka një skuadër të vërtetë profesionistësh, të dedikuar për të ofruar shërbime shitje dhe ri-shitje të pronave të patundshme, me cilësi të lartë dhe standarde të pakrahasueshme në treg. Mundësojmë shitje dhe blerje të pronave komerciale dhe rezidenciale, qiradhënie dhe qiramarrje, administrim të pronave premium dhe jemi të parët që ofrojmë menaxhimin e Programit të Qiradhënies. Gjithashtu për herë të parë do të fusim në tregun shqiptar konceptin e Time Share, në bashkëpunim me kompani eksperte të tregjeve ndërkombëtare.

Krahas ekspertizës në shitje dhe ri-shitje, Balfin Real Estate ofron shërbime marketingu të cilat përfshijnë: hartimin dhe zhvillimin e strategjive të marketingut, planin e komunikimit dhe implementimin e projekteve të ndryshme, marrëdhënie me publikun, marketingun digital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale, shërbime të studimit të tregut në fushën e pasurive të patundshme, promovimin e projekteve në qendra dhe zona me vizibilitet dhe trafik të lartë klientësh etj.

Gjithashtu, duke identifikuar saktë dhe shpejt nevojat e secilit klient dhe duke patur një qasje të personalizuar ndaj secilit rast, Balfin Real Estate ofron edhe shërbime konsulence, të cilat përfshijnë: hartimin e planeve të biznesit për projekte të ndryshme, studime dhe analiza tregu, vlerësime të pasurive të patundshme, menaxhimin e pronave duke siguruar një kthim të shpejtë të investimit etj.

  • Për të gjithë ata të cilët janë në kërkim të blerjes së një prone të patundshme apo ata të cilët duan të shesin një pronë apo një projekt rezidencial apo turistik, pse duhet të zgjedhin të bashkëpunojnë me Balfin Real Estate?

Vizioni ynë është të jemi udhërrëfyes në ofrimin e ekspertizës dhe shërbimeve cilësore në fushën e pasurive të patundshme dhe në këtë kuadër, ne përpiqemi maksimalisht për të lehtësuar jetesën e klientëve tanë qofshin ata individë apo biznese, nëpërmjet gamës së plotë të shërbimeve që lidhen me tregun e pasurive të patundshme. Si pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri, ne garantojmë sukses për të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, falë eksperiencës së gjatë që kemi në tregun e pasurive të patundshme (rezidenciale dhe komerciale), portofolit të pronave me vlerë rreth 250 milionë Euro, historikut në transaksione me vlera të konsiderueshme dhe bashkëpunimit që ne kemi me zyra partnere në shumë vende, si: SHBA, Austri, Gjermani, Dubai Angli. Norvegji, Zvicër, Kosovë & Maqedoni.

Sa më lart, po përpiqem ta përmbledh: Balfin Real Estate menaxhon  ciklin e plotë që nga ideimi dhe konsulenca, deri në finalizimin e të gjitha shërbimeve që lidhen me pronën duke u garantuar të gjithë partnerëve dhe klientëve bashkëpunim të suksesshëm.

Balfin Real Estate ju fton për bashkëpunim!

Balfin Real Estate është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@balfinrealestate.al; +355 698014999.