Tashmë që stina e dimrit është drejt fundit, temperaturat po rriten, ditët janë më të gjata, natyrshëm të vjen në mëndje periudha e ngrohtë e verës dhe ndjesia e papërshkrueshme e pushimeve. E bekuar me një klimë të ngrohtë Mesdhetare, me shumë ditë me diell e me një vendosje tepër të favorshme gjeografike, Shqipëria gjithmonë e më tepër po renditet si destinacioni i preferuar për pushime , jo vetëm për shqiptarët, por gjithashtu edhe për shtetasit e huaj.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria është renditur vendi i dytë në Europë pas Turqisë, për rritjen më të shpejtë të turizmit gjatë vitit 2018. Gjithashtu edhe statistikat e INSTAT tregojnë që viti 2018 ishte një vit i suksesshëm në Shqipëri për sektorin e turizmit, me 16.2% turistë që vizituan Shqipërinë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Një ndër projektet më të rëndësishme në fushën e turizmit në Shqipëri, është padyshim Green Coast Resort, i pozicionuar në bregun magjik të Palasës. Krahas vilave plot hijeshi me pamje nga deti, Green Coast Resort ka në tërësinë e vet edhe shëtitoren elegante, pozicionuar buzë detit, përbërë nga njësi të ndryshme tregtare. Për të dytin vit radhazi, shëtitorja do të jetë funksionale edhe këtë verë, duke filluar nga muaji Maj deri në muajin Tetor.
“Mënyra se si është konceptuar Green Coast Resort që në fillimet e veta dhe e gjithë puna e kryer në vijim ka qenë e fokusuar në ofrimin e një standardi të ri në turizmin shqiptar, me shërbime të dedikuara dhe të specializuara. Green Coast Resort u dedikohet rezidentëve dhe pushuesve në çdo ditë të vitit, i dedikohet rehatisë, mirëqënies e relaksimit të tyre“, u shpreh Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive në kompaninë Green Coast.
“Ne synojmë zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri, ashtu sikurse ndodh në shumë vende të botës. Në këtë drejtim ka ende shumë punë për të bërë, megjithatë ne po punojmë maksimalisht që këtë vit shëtitorja Green Coast të jetë funksionale gjatë periudhës Maj-Tetor, dhe me synimin e zgjatjes së kësaj periudhe në vitet në vijim.”
Këtë vit, në shëtitoren e Green Coast Resort, do të jenë funksionale pesë njësi biznesi, ndryshe nga një vit më parë kur operonin vetëm dy. Pa diskutim që Nazar Beach, restoranti elitar që nisi operimin gjatë sezonit veror 2018, sërish do të hapë dyert për të mirëpritur këdo që është në kërkim të cilësisë elitare, shërbimeve unike dhe kulinarisë e kokteileve të jashtëzakonshme. I projektuar nga studio greke AK Architects, specializuar në projekte të ngjashme në ishujt grekë dhe nën menaxhimin e stafit me eksperiencë ndërkombëtare, Nazar Beach do të ofrojë për të gjithë pushuesit një eksperiencë unike dhe të paharrueshme. Po planifikohen të organizohen një sërë aktivitetesh dhe eventesh jo vetëm në Nazar Beach por përgjatë gjithë shëtitores, të cilat do i japin jetë zonës së Palasës dhe do të ofrojnë për pushuesit dhe banorët ndjesi dhe përjetime të veçanta!
Ndërkohë që vijon puna parapërgatitore për fillimin e sezonit, Green Coast Resort do të mirëpresë edhe banorët e parë, të cilët do të prekin nga afër jetesën elitare shoqëruar me shërbime cilësore të një standardi të lartë, në bregdetin e mrekullueshëm të Palasës.
Gjithashtu për herë të parë këtë vit, në Green Coast Resort do të fillojë funksionimi i programit të qiradhënies. Nëpërmjet këtij programi, çdokush do të ketë mundësinë të marrë me qira vila të tipologjive të ndryshme dhe të kalojë pushime fantastike në resortin më elitar në Shqipëri.
Këtë verë në Green Coast Resort ju mirëpresin eksperienca magjike, emocione, aventura, aktivitete, evente unike dhe performanca artistike plot ndjesi!
_ _ _ _
Green Coast Resort është investimi më i rëndësishëm i grupit Balfin në fushën e turizmit. Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.
Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@greencoast.al; +355 698014999.