ZGJIDHNI TIPOLOGJINË
QË JU PËRSHTATET PËR SHITJE

elite deluxe Green Coast Elite Deluxe Villas for sale VILAT ELITE DELUXE Vilat Elite Deluxe janë të vendosura në vijën e parë të resortit, duke shijuar privilegjin e afërsisë me plazhin.

Këto vila luksoze, përbëhen nga dy kate dhe sigurojnë hapësirën më të madhe të brendshme dhe të parcelës së oborrit krahasuar me tipet e tjera të vilave në Green Coast. Arkitektura e tyre bashkëkohore është e thjeshtë me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë një pamje të detit që të lë pa frymë.
VILAT ELITE DELUXE VILAT INDIVIDUALE VILAT TWIN VILAT 4-FAMILJARE
individual Green Coast Individual Villas for sale VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT INDIVIDUALE Edhe pse në përmasa më të vogla se Elite Deluxe Villas, zona përreth e tokës është e përshtatshme për ndërtimin e sheshit të lojërave për fëmijë dhe një pishinë.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
twin Green Coast Twin Villas for Sale VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT TWIN Vila Twin gjenden në zemër të Green Coast, në pozicione të ndryshme të projektit. Nga dritaret e dhomës së gjumit, mund të shijosh pamje të mrekullueshme nga lindja e diellit mbi mal dhe perëndimin e diellit në detin Jon. Pozicioni i vilave ndihmon për krijimin e intimitetit të një shtëpie pushimi.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
4 family Green Coast 4 family Villas for Rent VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT 4-FAMILJARE
Vilat 4-Familjare në Green Coast ndajnë të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, oborr privat dhe pamje panoramike të detit. Ato janë të vendosura në linja të ndryshme të projektit, duke ofruar mundësinë e zgjedhjes.

Këto lloj vilash janë më të vogla dhe të përballueshme, shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla.

Secila njësi ka hapësirën e vet të parkimit.

SHËRBIME PËR REZIDENTËT

SHËRBIME PASTRIMI

Pastrim i thjeshtë

  • Fshirje e tapeteve dhe moketeve me fshesë korenti
  • Fshirje dhe larje e dyshemeve
  • Larje-fshirje dhe dezinfektime të tualeteve, lavamanëve, vaskave dhe dusheve
  • Pastrim i pluhurave
  • Mbledhje dhe hedhje e mbeturinave
  • Ndërrim çarçafësh dhe rregullim i shtretërve
  • Fshirje e sipërfaqes së jashtme të shtruar të hyrjes

Pastrim i përgjithshëm

  • Të gjitha shërbimet e përfshira në pastrimin e thjeshtë
  • Pastrim i xhamave të vetratave, grilave dhe kornizave të dritareve dhe ballkoneve
  • Pastrim i pragjeve dhe parvazëve të dritareve dhe ballkoneve
  • Larje nga brenda dhe jashtë e pajisjeve elektroshtëpiake (furrë, mikrovalë, frigorifer, aspirator. etj.)
  • Pastrim i dyerve dhe dorezave të dyerve
  • Pastrim i pluhurave të kondicionerëve të të gjitha dhomave
  • Pastrim i pishinës

Pastrim përpara arredimit (pas punimeve ndërtimore)

  • Pastrim i xhamave të vetratave, grialave dhe kornizave të dritareve dhe ballkoneve
  • Pastrim i pragjeve dhe parvazëve të dritareve dhe ballkoneve
  • Heqje e mbeturinave të punimeve (kartona, letra, adezivë. materiale të ndryshme ndërtimi)
  • Heqje e njollave të bojës, gelqeres apo mbetjeve të tjera pa dëmtuar sipërfaqet
  • Larje, fshirje dhe dezinfektime të kujdesshme të tualeteve, lavamanëve, vaskave dhe dusheve

SHËRBIME HIDRAULIKE

Specialisti elektrik është i trajnuar dhe i përgatitur për të trajtuar çdo problem elektrik që mund të keni në vilën/apartamentin tuaj. Teknikët tanë do t’ju ndihmojnë për të kryer instalime të reja, civile dhe industriale, riparimin e defekteve elektrike, instalimin e paisjeve elektrike dhe elektro-mekanike etj. AI do të identifikojë problemet dhe rekomandojë riparimet e duhura dhe mund të përmirësojë sistemin elektrik në shtëpinë tuaj për të përmbushur më së miri nevojat për teknologji të avancuara elektrike.

SHËRBIME ELEKTRIKE

Specialisti elektrik është i trajnuar dhe i përgatitur për të trajtuar çdo problem elektrik që mund të keni në vilën/apartamentin tuaj. Teknikët tanë do t’ju ndihmojnë për të kryer instalime të reja, civile dhe industriale, riparimin e defekteve elektrike, instalimin e paisjeve elektrike dhe elektro-mekanike etj. AI do të identifikojë problemet dhe rekomandojë riparimet e duhura dhe mund të përmirësojë sistemin elektrik në shtëpinë tuaj për të përmbushur më së miri nevojat për teknologji të avancuara elektrike.

SHËRBIM NGARKIM-SHKARKIMI

Ky shërbim ofrohet nga stafi profesional me mjete të dedikuara që mundësojnë transport sipas kërkesës me një kosto të veçantë.

SHËRBIME GJELBËRIMI

Përfshin krasitje, prashitje, korrje bari, vaditje jashtë sistemit, heqje e barërave të këqija, plehërim, spërkatje sezonale dhe kundër insekteve.

SHËRBIME LAVANDERIE

Ky shërbim përfshin vetëm çarçafët, peshqirat, jastëkët dhe këllëfët e tyre.

DEZINFEKTIM

Përfshin dezinfektim, dezinsektim, deratizim, parandalimin dhe asgjësimin e parazitëve të dëmshëm për shëndetin, insekteve që janë mbartës të organizmave të dëmshëm për shëndetin e brejtësve, kandrrave).

AJROSJE NJËSIE

Përfshin ajrosjen dhe hapjen e shtëpisë, kontroll fizik të linjave të ujit dhe dritave.

SHËRBIMI I TRANSPORTIT ME BUGGY

Ju mund të përdorni shërbimin Buggy gjatë turneve periodike përgjatë gjithë ditës. Krahas hapësirës së parkimit të dedikuar në vilën tuaj, ju mund të përdorni parkimin privat të pozicionuar në shëtitore.

OFERTA TË DEDIKUARA

Krahas ekspertizës së ofruar në shërbimin e shitjes së pronave, Green Coast Resort and Residences i mbështet klientët gjatë rrugëtimit të tyre nga planifikimi në mobilim e deri në hyrjen në pronën e tyre të re. Për këtë qëllim, Green Coast Resort & Residences ka bashkëpunuar me disa partnerë të rëndësishëm në Shqipëri, të cilët operojnë prej vitesh në industri të ndryshme në tregun shqiptar. Ju do të gjeni një paketë ofertash, të dizajnuar posaçërisht për klientët e Green Coast Resort and Residences në mënyrë që të keni, sa më shumë zgjedhje preferenciale me çmime të veçanta për dekorin e shtëpisë tuaj.
Këta partnerë përfshijnë:

  • Blelor Albania
  • Ervi Dekor
  • KARE Design
  • Pierre Cardin Home
  • The SPACE Chic Gallery
  • Enza HOME
  • NIKOL
  • Sprint-Ideal Home
  • Magniflex
  • Dormeo
  • Delimano
  • Top Shop
  • Teoren
  • Gekas
  • Billa
  • Primera Porcelanosa
  • NEPTUN
  • ALBDoors
  • Robustech
  • Erica Albania
  • Alumil
  • Klimateknika
  • Klima Service
  • Frigo bear
  • Garden Line
  • VEKO
  • NEW HOUSE

PLAZH I DEDIKUAR PËR BANORËT

Të gjithë banorët mund të përdorin hapësirën e dedikuar të plazhit, të vendosur pranë parkimit për lehtësi aksesi.

ZGJIDHNI TIPOLOGJINË
QË JU PËRSHTATET PËR QIRA

elite Green Coast Elite Deluxe Villas Interior VILAT ELITE DELUXE Vilat Elite Deluxe janë të vendosura në vijën e parë të resortit, duke shijuar privilegjin e afërsisë me plazhin.

Këto vila luksoze, përbëhen nga dy kate dhe sigurojnë hapësirën më të madhe të brendshme dhe të parcelës së oborrit krahasuar me tipet e tjera të vilave në Green Coast. Arkitektura e tyre bashkëkohore është e thjeshtë me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë një pamje të detit që të lë pa frymë.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
individual VILAT INDIVIDUALE Vilat individuale janë pozicionuar në 3 rreshtat e parë të Green Coast duke qenë në të njëjtën kohë pranë detit dhe mjaftueshëm larg plazhit, për të krijuar një tërheqje më intime për ata që vlerësojnë më shumë privatësi.

Edhe pse në përmasa më të vogla se Elite Villas, zona përreth e tokës është e përshtatshme për ndërtimin e sheshit të lojërave për fëmijë dhe një pishinë.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
twin VILAT TWIN
Vila Twin gjenden në zemër të Green Coast, në pozicione të ndryshme të projektit. Nga dritaret e dhomës së gjumit, mund të shijosh pamje të mrekullueshme nga lindja e diellit mbi mal dhe perëndimin e diellit në detin Jon. Pozicioni i vilave ndihmon për krijimin e intimitetit të një shtëpie pushimi.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
4 family VILAT 4-FAMILJARE
Vilat 4-Familjare në Green Coast ndajnë të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, oborr privat dhe pamje panoramike të detit. Ato janë të vendosura në linja të ndryshme të projektit, duke ofruar mundësinë e zgjedhjes.

Këto lloj vilash janë më të vogla dhe të përballueshme, shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla.

Secila njësi ka hapësirën e vet të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
INDIVIDUAL VILLAS VILAT ELITE DELUXE

SHËRBIME PËR VIZITORËT

SHËRBIMET E RECEPSIONIT

  • Regjistrim në privatësi
  • Concierge
  • ATM/Bankomat
  • Ruajtje e bagazheve
  • Regjistrim ekspres
  • Recepsion 24 orë
  • Siguri e përgjithshme 24 orë

GJUHËT E KOMUNIKUARA

  • Shqip
  • Anglisht
  • Italisht
  • Greqisht

TRANSPORTI

  • Pritje në aeroport, me pagesë
  • Dërgim në aeroport, me pagesë
  • Parkim falas vetëm për vizitorët qeramarrës

USHQIME DHE PIJE

Falë partneritetit mes Green coast dhe disa njësive në Plazhin e Çezarit, vizitorët mund të përfitojnë prej paketave ushqimore me çmime të zbritura të mundshme në:

  • Nazar beach
  • Calme
  • SkySports
  • Ulliri
  • Njësi të tjera

Shërbimi i ushqimit në dhomë është i mundur.

SHËRBIMI I TRANSPORTIT ME BUGGY

Ju mund të përdorni shërbimin Buggy gjatë turneve periodike përgjatë gjithë ditës. Krahas hapësirës së parkimit të dedikuar vilës ku qëndroni, ju mund të përdorni parkimin privat të pozicionuar në shëtitore.

Për më tepër, shërbimi Buggy on call do të jetë në dispozicion për të gjithë vizitorët brenda zonës rezidenciale si dhe në shëtitore.

PAKETA USHQIMI

Falë partneritetit midis Green Coast dhe njësive të zgjedhura në plazhin e Çezarit, të gjithë vizitorët mund të përfitojnë nga paketat ushqimore me çmime të zbritura preferenciale, aktualisht të mundshme në:

  • Nazar by Green Coast
  • Ulliri
  • Calme
  • SkySports
  • Bohemian Sophie
  • Njësi të tjera shërbimi

SHËRBIME SPORTIVE DHE UDHËTIMI DITOR

Përveç kësaj, të gjithë mysafirët mund të përfitojnë nga grupi sportiv i shërbimeve të ofruara në njësinë SkySports, duke përfshirë:

  • Paragliding
  • Zhytje me maskë
  • Kanoe / kajakk
  • Banane me ajër
  • Peshku Fluturues
  • Ringo me anije
  • Peshkimi me shtizë
  • Jetski

Të gjithë mund të vizitojnë gjirin e Gramës ose Shpellën e Piratëve me çmime të reduktuara në SkySports Unit. Udhëtimi vajtje-qëndrim-kthim.

SPA

Masazhe të ndryshme ofrohen me tarifa të reduktuara në plazhin Calme.
Të gjitha shërbimet e mësipërme mund të rezervohen duke telefonuar recepsionin ose numrin e mëposhtëm: +355694045433