Jeto imagjinatën tënde

SHTËPIA E ËNDRRAVE NË MESDHE
Mirësevini në Green Coast

Destinacioni i duhur për të pushuar në Rivierën Shqiptare, i cili ofron cilësinë më të mirë të jetesës dhe arkitekturë bashkëkohëse, frymëzuar nga vlerat tradicionale të zonës. Një projekt unik për këdo që do të shijojë natyrën dhe bukurinë e të jashtëzakonshmes Rivierë Shqiptare përgjatë vitit, në harmoni me arkitekturën moderne, frymëzuar nga tradita. Resorti Green Coast ndodhet në fshatin e Palasës, një prej gjireve më të bukur të Rivierës Shqiptare. Një plazh me gurë të bardhë rrethohet nga uji i qelibartë dhe kodrat e gjelbra, duke e kthyer këtë zonë jo thjesht në vendin më ëndërrimtar për të pushuar, por edhe për të jetuar.

“Resorti Green Coast
Perla jonë në Mesdhe”

Resorti Green Coast gjendet në kufi të Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe është një destinacion i njohur i turizmit të gjelbër, frekuentuar që në vitet ’70 nga turistë holandezë dhe belgë për natyrën dhe kafshët e egra. Rezidenca e parë e llojit të vetë dhe e kësaj madhësie ndërtuar në gjirin e Palasës, krenohet me dizenjot e mrekullueshme arkitekturore që shohin drejt detit Jon dhe sigurojnë më të mirën e një jete cilësore.

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Zbuloni esencën e jetës Mesdhetare

Vilat Elite Deluxe gjenden në pjesën e përparme të resortit, e si rrjedhim kanë privilegjin e të qenit më pranë plazhit. Arkitektura bashkëkohëse është e thjeshtë, me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë pamjen mbresëlënëse të detit Jon.

Fjala kyçe e arkitekturës së këtyre vilave është hapësira. Ambientet e brendshme dhe të jashtme janë mjaftueshëm të mëdha për të ndërtuar një mjedis praktik, komod dhe argëtues për gjithë familjen.

Vilat Individuale janë shembulli karakteristik i shtëpive të bukura buzë detit. Rezidenca është mjaftueshëm larg nga plazhi për të krijuar një ambient më intim për ata që vlerësojnë së tepërmi privatësinë.

Vilat e Vogla Individuale gëzojnë qetësinë e zonës përreth dhe pamjet panoramike të detit, qiellit dhe malit.

Vilat Twin janë një zgjedhje e shkëlqyer për sa i përket aspektit ekonomik. Nga dritaret e dhomës së gjumit mund të shijoni pamjen idilike të lindjes së diellit përtej malit dhe perëndimit në detin Jon. Pozicioni i këtyre vilave siguron gjithë intimitetin e nevojshëm që ju të ndiheni si në shtëpi.

Vilat 4 Familjare në Green Coast kanë të njëjtin stil unik me vilat e tjera, me arkitekturë kontemporane, kopshte private dhe pamje panoramike të detit. Vilat 4 Familjare janë zgjedhja ideale për familjet e reja, çiftet dhe për këdo që do të largohet herë pas here nga trysnia e jetës së përditshme.

Hoteli

Green Coast Hotel – Brand ndërkombëtar me 5 yje
Përkufizimi i Madhështisë Mesdhetare

Pamja më fantastike

Hoteli ndodhet në brendinë e një parku të gjelbër tipik Mesdhetar, me fytyrë nga deti Jon, ishulli i Korfuzit e ishuj të tjerë të vegjël grekë. Ndodhet në kufi të Parkut Kombëtar të Llogarasë, i cili është një destinacion i njohur i turizmit të gjelbër, frekuentuar që në vitet ’70 nga turistë holandezë dhe belgë për natyrën dhe kafshët e egra. Dizenjuar nga Alexandros N. Tombazis and Associates Architects, koncepti i hotelit lejon që të gjitha dhomat dhe suitat të ofrojnë pamje të detit Jon.

LEXO MË SHUMË
Shërbime dhe ambiente të volitshme

Hoteli siguron gjithë shërbimet dhe ambientet e nevojshme për të siguruar qëndrim komod dhe të paharrueshëm për të gjithë mysafirët. Hoteli është i pajisur me holl recepsioni, bare, me dy pishina, verore dhe dimërore, bar në pishinë, përvojë e mirëfilltë SPA, dhomë konferencash dhe mbledhjesh, plazh privat, helipad e të tjera.

LEXO MË SHUMË
Dizenjo moderne e bazuar në traditë

Qasja volumetrike e hotelit puqet me elegancën arkitekturore lindur nga natyra. Sipërfaqja e ndërtesës është e bardhë e shtrihet mbi mure të gurta e të rënda. Materialet e dhomave u zgjodhën duke pasur prioritet përshtatjen me natyrën. Muret e gurta dhe tarracat e gjelbëruara u zhvilluan në përkim me vizionin tonë.

LEXO MË SHUMË
Shëtitorja

Kur të mendoni për Resortin Green Coast, mendoni për një qytezë të vogël të hareshme ku së pari vlerësohet mirëqenia juaj. Resorti është një parajsë shoqërore. Shëtitorja e projektuar me elegancë në buzë të plazhit është vendi ideal për të kaluar kohë cilësore me miq të rinj e të vjetër.

Lajme


nextstudio.al
M: sales@greencoast.al T: +355698055251 A: Rruga “Dervish Hima", Tirana Albania
Top