Përmbyllen me sukses punimet në Green Coast Resort & Residences duke shenjuar një moment shumë të rëndësishëm për këtë projekt ambicioz i cili është shembull suksesi dhe risie në tregun Shqiptar dhe rajon.
Në një mbrëmje kushtuar të gjithë stafit të MANE, Green Coast dhe BALFIN Real Estate & Hospitality që bashkëpunuan në realizimin e projektit, Zv. Presidentja e Grupit BALFIN për Real Estate Znj.Ardiana Sokoli theksoi se vizioni i dikurshëm i investitorin Z. Samir Mane së bashku me punën e palodhshme të stafit të MANE, Green Coast dhe BALFIN Real Estate & Hospitality është konkretizuar më së miri dhe sot Green Coast është kthyer në një destinacion të rëndësishëm në Rivierën Shqiptare, jo vetëm për të pushuar por edhe për të banuar. Sipas Znj.Sokoli Green Coast Resort & Residences aktualisht numëron mbi 500 njësi të përfunduar me 70% të vilave të rezervuara gjatë sezonit turistik, ku vetëm këtë verë ka regjistruar rreth 285.000 vizitorë. Resorti ofron një portofol të pasur shërbimesh dhe një kalendar intensiv aktivitetesh duke ilustruar një nga modelet më unike në vend.
Gjithashtu Green Coast Resort & Residences është faza e parë e një programi të madh në Palasë. Program i cili bashkë me Green Coast Village pritet ta shndërrojnë Palasën në një qendër të banuar me mbi 10,000 banorë dhe gjithashtu synon që kjo zonë të jetë e vizitueshme gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në sezonin veror.