Ka momente kur një mundësi e bukur vjen në kohën e duhur. Kjo është një prej tyre.
Green Coast ju fton të bëheni pjesë e një stili jetese ku deti, qetësia dhe eleganca bashkohen në një përvojë unike. Për ta bërë këtë hap më të lehtë për ju, me blerjen e një vile apo apartamenti të përzgjedhur në Green Coast, do të përfitoni një dhuratë për të arreduar shtëpinë tuaj të re pranë detit.

Në zemër të Rivierës Shqiptare, Green Coast ju fton të përjetoni jetesën mesdhetare që ndërthur bukurinë e natyrës me arkitekturën bashkëkohore. Çdo vilë dhe apartament është konceptuar për të ofruar dritë, hapësirë dhe qetësi, duke sjellë komoditetin e pushimeve në përditshmërinë tuaj. Me qendra të shumta argëtimi, hapësira të gjelbëruara dhe një komunitet që e vlerëson cilësinë e jetës, Green Coast është vendi ku çdo ditë fillon me frymëzim.

Oferta e re vlen për të gjitha vilat dhe apartamentet në fazën 2 dhe 3 të Green Coast, duke ju ofruar mundësinë ta bëni shtëpinë tuaj gati për ta jetuar që në ditën e parë. Për më tepër, falë lehtësive të financimit pa kolateral, edhe jo-rezidentët mund të përfitojnë nga kjo mundësi për të investuar me siguri dhe lehtësi.

Kjo është koha për të bërë një zgjedhje që sjell vlerë, komoditet dhe stil.

Oferta është e vlefshme deri më 31 dhjetor, ndaj ky është momenti ideal për të investuar në Green Coast dhe për t’i kaluar së shpejti pushimet në shtëpinë tuaj të re pranë detit.