KARRIERA
Green Coast pjesë e Balfin Group, është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e turizmit në Shqipëri. Green Coast punëson profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët kanë si parim profesionalizmin, përkushtimin dhe dëshirën për t’u përballur me çdo sfidë.
Çdo punonjës i yni përfaqëson kapitalin kryesor, për të cilin kompania investon në mënyrë të vazhdueshme me trajnime dhe promovime, për të rritur zhvillimin profesional dhe personal.< Integriteti, puna në grup, komunikimi, pritshmëritë e larta, dëshira për të realizuar gjithnjë e më shumë, janë pikat tona të përbashkëta. Ne jemi gjithnjë në kërkim të talenteve. Për çdo informacion ose mundësi bashkëpunimi, ju ftojmë të na kontaktoni në: hr@greencoast.al./span>
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të
suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e
pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë,
etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni e
Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të
vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit
ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është një
kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e
Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Koordinator Projekti Green Coast 2
Departamenti: Administrate
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektit është përgjegjës për ndjekjen, monitorimin, zhvillimin dhe
përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale,
organizative, mbikëqyrëse, dhe koordinuese. Përgatit propozime për vendim marrje. Drejton procesin e
dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, kontrollet mbi devijimet, dorëzimet e projekteve,
marrjen e konfirmimeve për lejen e ndërtimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Ndjek detyrimet kontraktuale të nënkontraktorëve/ projektuesve/ zhvilluesve/ investitorëve;
- Ndjek projektin nga marrja në dorëzim nga studio e projektimit / investitorët deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave / marrëveshjeve me zhvilluesit;
- Koordinon midis studiove të projektimit të fushave të ndryshme (arkitekturë / infrastrukturë / projekte inxhinierike) dhe merr konfirmimin e Investitorit lidhur me to;
- Sigurohet që Projekt-ideja dhe zhvillimet strategjike të projektit kanë marrë konfirmimin e Investitorit;
- Sigurohet dhe kontrollon projektin e saktë dhe të konfirmuar para aplikimit për leje ndërtimi;
- Sigurohet dhe kontrollon që të mos ketë devijime nga projekti edhe pas marrjes së lejes së ndërtimit;
- Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit në të gjitha rastet e nevojshme;
- Ndjek Biznes-Planin e projekteve dhe e përditëson atë sipas zhvillimeve të tyre;
- Negocion kontratat / marreveshjet e projekteve për të arritur marrëveshje fitimprurëse, me palë të treta/zhvillues;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e tyre në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ duke bërë audite periodike;
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Përgatit grafikët e projekteve dhe i ndjek ato deri në realizim brenda afateve të përcaktuara;
- Ndërmarrja e kontrolleve periodike të kantierit për të monitoruar progresin në kantier;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Bashkëvepron dhe koordinon me shoqëritë e grupit për asetet e përfituara nga projekti dhe që do ti jepen atyre në zhvillim /shitje / menaxhim etj;
- Ndjek faturimet e projektuesve deri në likujdimin e tyre;
- Mban korrespondencë dhe dokumenton informacionin e shkruar;
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekture
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat si dhe për të përpiluar raporte të ndryshme etj;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, 3DMax; Photoshop, EXEL, MS-PROJECT (preferohet Revit) etc.)
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_0221
Afati i dorëzimit: 05/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Teknik/Arkitekturë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti përpunon grafikët e projektit dhe raporton në strukturat përkatëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përpunon vizatime të planimetrive, volumetrive dhe detajeve të objekteve në përputhje me kërkesat e detyrës së projektimit dhe udhëzimeve të drejtuesve të projekteve;
- Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit dhe drejtuesit e projektit;
- Krijon sipas udhëzimeve të drejtuesit të projektit skica paraprake, duke përdorur software projektimi si (CAD, SketchUp), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës;
- Shkëmben informacion të nevojshëm dhe koordinon me DA, Arkitektin e projektit, PM, Departamentin e shitjeve dhe Administrimit si dhe me drejtuesit e ekipeve të zbatimit në terren;
- Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave;
- Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
- Njihet me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projekteve në zhvillim të Kompanisë;
- Lexon projektet e të gjitha disiplinave, raportet dhe specifikimet teknike, për objektet në zhvillim;
- Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Hartimi i raporteve javore për punën individuale;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë;
Kualifikime të tjera:
- Preferohet te ketë deri në 3 vite eksperiencë;
- Aftësi mbi çështje të skemave organizative e funksionale të objekteve dhe detajeve të rifiniturës;
- Aftësi për të koordinua projektin me projektet e disiplinave të tjera Konstruksion, Elektrik, Mekanik;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
- Përdorimi I paketës Auto Cad, Sk etchUp, 3D Max, Office, Photoshop;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën
hr@greencoast.al me subjekt GC_0321
Afati i dorëzimit: 18/02/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.