Për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë vilën e ëndërruar, Green Coast Resort, resorti më elitar në Shqipëri në zonën e Palasës, tashmë ofron një produkt të ri financiar dhe mundësi blerje. Falë bashkëpunimit me banka të përzgjedhura në Shqipëri, ky resort është një mundësi e prekshme për këdo. Green Coast tanimë ofron mbulimin e kolateralit edhe para përfundimit të ndërtimit të pronës, për të gjithë ata që duan të blejnë një vilë në këtë resort dhe që kanë nevojë për këtë shërbim.
“Krahas ofrimit të standardit elitar të jetesës, ne jemi gjithmonë të fokusuar për të sjellë produkte me vlerë në treg, me qëllim përmbushjen maksimale të kërkesave të klientëve tanë. Ideimi dhe zhvillimi i këtij produkti erdhi pikërisht si rrjedhojë e nevojës së klientëve për t’u mbështetur me kolateral, në rastet e marrjes së kredisë hipotekore”- shprehet Ledia Telhai, Drejtore Ekzekutive e Balfin Real Estate, kompania që menaxhon marketingun dhe shitjen e pronave të Green Coast.
Falë këtij partneriteti, mund të përfitohet financim deri në 70% të çmimit të pronës, për të gjitha vilat individuale, vilat “twin” dhe vilat 4 familjare në Green Coast Resort. Kjo kredi mund të përfitohet për një afat maksimal deri në 20 vjet, me një normë interesi 2.9% për vitin e parë.
Nga kjo mundësi fantastike, mund të përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë ose të huaj, të cilët mund të aplikojnë si individë apo si kompani, si të punësuar ose të vetëpunësuar.
“Kërkesa për blerje nga tregu i huaj ka ardhur në rritje, ndërkohë që është vënë re vështirësi në procesin e kredidhënies të këtij target-grupi nga bankat. Aktualisht falë mbulimit të kolateralit nga Green Coast edhe shtetasit e huaj kanë mundësinë e kredimarrjes për njësitë e banimit që do të blejnë dhe ky përbën avantazh konkurrues në treg” – thekson znj. Telhai.
Të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë një kredi për këtë qëllim, duhet të kontaktojnë me departamentin e shitjes së pronave të Green Coast, ku personi përgjegjës do të ofrojë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe do të ndërmjetësojë vendosjen në kontakt me bankën. Përshpejtim të procedurave të procesit të kreditimit dhe lehtësira në proces, do të ketë për të gjithë klientët e Green Coast Resort.
Informacion mbi projektin Green Coast Resort
Green Coast Resort, me vlerë mbi 100 milionë Euro, është investimi më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit. I projektuar nga studio të njohura ndërkombëtare dhe i ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë, perla e detit Jon, ky projekt do të sjellë një standard të ri në turizmin shqiptar, me shërbime të dedikuara dhe të specializuara si bare dhe restorante përgjatë shëtitores, supermarkete, qendër shëndetësore, park lojërash, SPA dhe qendra relaksuese, etj. Për këdo që po merr në konsideratë investimin në tregun gjithnjë në rritje të turizmit dhe pronave të paluajtshme në Shqipëri, Green Coast u ofron mundësi klientëve aktualë dhe të ardhshëm, vendas dhe ndërkombëtarë, përmes Programit të Qiradhënies dhe Bashkëpronësisë së Pronës. Në këtë resort, hapësirat e përbashkëta marrin vëmendje të veçantë përgjatë gjithë vitit. Falë strukturave specifike, resorti është nën kujdes dhe mirëmbajtje të vazhdueshme si edhe garanton siguri maksimale.
———————————-
Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.
Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni faqen www.greencoast.al dhe kontaktoni në sales@greencoast.al ose në numrat: +355 698034444/692020073.