Grupi Balfin, gjithmonë inovativ dhe në kërkim të iniciativave të reja dhe zhvillimeve më të fundit në të gjithë sektorët ku operon, ishte i pranishëm në Konferencën Adria Forum, e mbajtur në shkurt në Zagreb, së bashku me shumë investitorë dhe përfaqësues të industrisë së Hotelerisë dhe Turizmit nga vende të ndryshme të rajonit.

Znj. Adriana Sokoli, nënkryetare e Grupit për sektorin e Real Estate, ishte e ftuar të merrte pjesë si paneliste në këtë konferencë. Nga perspektiva e Grupit Balfin dhe Green Coast, znj. Sokoli foli mbi sfidat dhe mundësitë e turizmit shqiptar. Promovimi i imazhit të vendit, incentivat e qeverisë shqiptare për turizmin, përmirësimet në infrastrukturë, rëndësia e standardeve ndërkombëtare në shërbime si dhe fokusi te burimet njerëzore ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara.

Interesi i audiencës për Shqipërinë dhe projektin Green Coast Resort & Residences ishte shumë pozitiv dhe premtues.