KARRIERA


Green Coast, pjesë e Balfin Group, është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e turizmit në Shqipëri.
Green Coast punëson njerëz të kualifikuar në fusha të ndryshme, të cilët kanë si parim profesionalizmin, përkushtimin dhe dëshirën për t’u përballur me çdo sfidë.
Çdo punonjës i yni përfaqëson kapitalin kryesor, për të cilin kompania investon në mënyrë të vazhdueshme me trajnime dhe promovime, për të rritur zhvillimin profesional dhe personal.
Integriteti, puna në grup, komunikimi, dëshira për të realizuar gjithnjë e më shumë, janë pikat tona të përbashkëta. Ne jemi gjithnjë në kërkim të talenteve. Për çdo informacion ose mundësi bashkëpunimi, ju ftojmë të na kontaktoni në: hr@greencoast.al.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë,
logjistikën etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimin e Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Financier
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Financieri monitoron nga pikëpamja financiare projektin dhe raportet përkatëse. Kontrollon evidencën e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjek dhe mban marrëdhëniet me bankat (për kreditë, pagesat, si dhe plotësimin e grupeve të dokumenteve shoqëruese sipas proçedurave). Ndjekja e raportit të kontratave dhe pagesave nga klientët. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Kontrollon regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
• Përgjegjës për deklarimin mujor të librave të blerjeve dhe shitjeve, deklaratat e TVSH-së dhe të tatimit në burim;
• Rishikon në mënyrë periodike llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
• Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët;
• Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të kompanisë;
• Analizon dhe monitoron zbatimin e proçedurave të departamentit të financës si dhe sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në fuqi;
• Ndihmon në përgatitjen e Cash Flow të kompanisë në mënyrë periodike;
• Përgatit pagesat me bankat, plotëson dosjen bankare si dhe regjistron transaksionet bankare;
• Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet mujore dhe të ardhurat e realizuara;
• Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare statutore;
• Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë gjatë proceseve të auditimit;
• Çdo detyrë tjetër që mund ti caktohet.

Edukimi: Të zotërojë diplomë nivel Master në Financë
Kualifikime të tjera:
• Të ketë eksperincë pune nga 3-5 vjet në fushën financiare;
• Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese;
• Të punojë në grup per te arritur objektivat;
• Të ketë aftësi për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve;
• Njohuri të mira të softuerit të kontabilitetit dhe Financave 5;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Përvoja të mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi janë të favorshme.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e
motivimit në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_FO0622.

Afati i dorëzimit: 21/06/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i
Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”