KARRIERA


Green Coast, pjesë e Balfin Group, është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e turizmit në Shqipëri.
Green Coast punëson njerëz të kualifikuar në fusha të ndryshme, të cilët kanë si parim profesionalizmin, përkushtimin dhe dëshirën për t’u përballur me çdo sfidë.
Çdo punonjës i yni përfaqëson kapitalin kryesor, për të cilin kompania investon në mënyrë të vazhdueshme me trajnime dhe promovime, për të rritur zhvillimin profesional dhe personal.
Integriteti, puna në grup, komunikimi, dëshira për të realizuar gjithnjë e më shumë, janë pikat tona të përbashkëta. Ne jemi gjithnjë në kërkim të talenteve. Për çdo informacion ose mundësi bashkëpunimi, ju ftojmë të na kontaktoni në: hr@greencoast.al.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Teknik/Arkitekturë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti përpunon grafikët e projektit dhe raporton në strukturat përkatëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Përpunon vizatime të planimetrive, volumetrive dhe detajeve të objekteve në përputhje me
kërkesat e detyrës së projektimit dhe udhëzimeve të drejtuesve të projekteve;
• Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit dhe drejtuesit e projektit;
• Krijon sipas udhëzimeve të drejtuesit të projektit skica paraprake, duke përdorur software
projektimi si (CAD, SketchUp), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të
ndërtesës;
• Shkëmben informacion të nevojshëm dhe koordinohet me DA, Arkitektin e projektit, PM,
Departamentin e shitjeve dhe Administrimit, si dhe me drejtuesit e ekipeve të zbatimit në terren;

• Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave;
• Përgatit vizatimet arkitekturore për t’i përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
• Njihet me zbatimin e projektit në terren, të projekteve në zhvillim të kompanisë dhe me
strukturën e kompanisë në tërësi;
• Lexon projektet e të gjitha disiplinave, raportet dhe specifikimet teknike për objektet në zhvillim;
• Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
• Hartimi i raporteve javore për punën individuale;
• Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë;

Kualifikime të tjera:
• Preferohet të ketë deri në 3 vite eksperiencë në këtë fushë;
• Aftësi mbi çështje të skemave organizative e funksionale të objekteve dhe detajeve të rifiniturës;
• Aftësi për të koordinuar projektin me punët e disiplinave të tjera, si: Konstruksion, Elektrik,
Mekanik;
• Aftësi për të punuar në skuadër;
• Njohje shumë e mirë e Gjuhës angleze;
• Përdorimi i paketës Auto Cad, SketchUp, 3D Max, Microsoft Office, Adobe Photoshop;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën
hr@greencoast.al me subjekt GC Architect _ 0921

Afati i dorëzimit: 28/09/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Oficer Investimesh Green Coast
Departamenti: Administratë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Oficeri i Investimeve është përgjegjës për ndjekjen, monitorimin, zhvillimin dhe
përfundimin e projektit. Në funksion të këtij qëllimi, oficeri i investimeve duhet të përmbushë përgjegjësi
dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse dhe koordinuese. Përgatit propozime për
vendimmarrje. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës,
kontrollet mbi devijimet, dorëzimet e projekteve dhe marrjen e konfirmimeve për lejen e ndërtimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Ndjek detyrimet kontraktuale të nënkontraktorëve/ projektuesve/ zhvilluesve/ investitorëve;
• Ndjek projektin që nga marrja në dorëzim nga studioja e projektimit / investitorët deri në
dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave / marrëveshjeve me
zhvilluesit;

• Koordinon punën midis studiove të projektimit të fushave të ndryshme (arkitekturë / infrastrukturë
/ projekte inxhinierike) dhe merr konfirmimin e Investitorit lidhur me to;
• Sigurohet që Projekt-ideja dhe zhvillimet strategjike të projektit kanë marrë konfirmimin e
Investitorit;
• Sigurohet dhe kontrollon projektin e saktë dhe të konfirmuar para aplikimit për leje ndërtimi;
• Sigurohet dhe kontrollon që të mos ketë devijime nga projekti edhe pas marrjes së lejes së
ndërtimit;
• Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit në të gjitha rastet e nevojshme;
• Ndjek planin e biznesit të projekteve dhe e përditëson atë sipas zhvillimeve të tyre;
• Negocion kontratat / marrëveshjet e projekteve për të arritur marrëveshje fitimprurëse me palë të
treta/ zhvillues;
• Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura, duke mbikëqyrur dhe kontrolluar
ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ, duke bërë audite periodike;
• Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
• Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
• Përgatit grafikët e projekteve dhe i ndjek ato deri në realizim brenda afateve të përcaktuara;
• Ndërmarrja e kontrolleve periodike të kantierit për të monitoruar progresin në kantier;
• Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit dhe përgatit plane afatshkurtra në varësi të
progresit të projektit;
• Bashkëvepron dhe koordinon me shoqëritë e grupit për asetet e përfituara nga projekti dhe që do
t’i jepen atyre në zhvillim / shitje / menaxhim etj;
• Ndjek faturimet e projektuesve deri në likujdimin e tyre;
• Mban korrespondencë dhe dokumenton informacionin e shkruar;
• Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:
• Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në këtë fushë;
• Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat,
procedurat dhe manualet teknike;

• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte
ndërtimi;
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, si dhe për të përpiluar raporte të
ndryshme, etj;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të
përbënte avantazh);
• Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

• Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, 3DMax; Photoshop, EXEL, MS-
PROJECT (preferohet Revit, etc.)

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën
hr@greencoast.al me subjekt GC Investment Officer _ 0921

Afati i dorëzimit: 28/09/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.