Green Coast Total View of the Project

GREEN COAST
RESORT AND RESIDENCES

Green Coast Resort & Residences, destinacioni i ri premium në Mesdhe gjendet në Palasë, një prej vendeve më të bukura të bregdetit shqiptar me një pamje mahnitëse nga deti Jon. Ky destinacion rrethohet nga shumë pika turistike, historike dhe natyrore që vlejnë për t’u vizituar falë aspekteve dhe traditave të veçanta që përcjellin.

Slide Green Coast About Us Project Features KARAKTERISTIKAT E PROJEKTIT • Një projekt unik në Shqipëri, i pari i këtij lloji
• Vendndodhja në breg të detit
• Shëtitorja 1 km e gjatë, me bare të ndryshme, bare plazhi, restorante, si dhe njësi të tjera tregtare dhe argëtimi

• Shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (52 km), planifikuar të ndërtohet së shpejti
• Resort dhe rezidenca të organizuara mirë, privatësi e lartë për të gjithë banorët, sistemi i sigurisë dhe kamera 24/7
• Shërbime të integruara dhe struktura argëtimi

• 10 tipologji të ndryshme - 6 tipe vilash dhe 4 lloje vilash familjare (apartamente). Kopsht privat dhe parkim i dedikuar
• Cilësi e lartë ndërtimi
• Një nga destinacionet turistike më mbresëlënëse në Shqipëri dhe në rajonin e Mesdheut, me kthim të lartë të investimit

Slide Green Coast About Us View PAMJA Imagjinoni një vend që ju frymëzon si me pamjen nga deti ashtu edhe me pamjen nga mali. Resorti dhe rezidencat e Green Coast ofrojnë një pamje nga deti Jon për shkak të vendndodhjes në breg të detit. Korfuzi dhe ishujt e tjerë grekë janë lehtësisht të dukshëm në horizont. Pamja mbresëlënëse e qafës së Llogarasë dhe malit të Çikës është gjithashtu pjesë e peisazhit natyror që është mahnitës në verë dhe magjik në dimër.

Të gjitha vilat në Green Coast kanë pamje nga deti dhe shumë prej tyre ofrojnë gjithashtu pamje nga qafa e Llogarasë. Ju mund ta shijoni këtë pamje nga çdo pikë e Green Coast Resort and Residences.

Slide Green Coast About Us Quality CILËSIA Vilat e Green Coast ofrojnë një cilësi shumë të lartë ndërtimi sipas standardeve më të mira Evropiane.
Krahasuar me rezidencat e tjera, Green Coast Resort and Residences spikat për rrugët e gjera të brendshme, për rregullsinë brenda parcelave, hapësirat private për parkim me hoje betoni, si dhe hapësira shtesë parkimi për mysafirët. Përveç kësaj, Green Coast karakterizohet nga një sistem unik hijezimi i quajtur Brise-Soleil, duke siguruar kursim të konsiderueshëm të energjisë gjatë verës.

Slide Green Coast Mediterranean Minimalist Style STILI Arkitektura e Green Coast Resort and Residences ofron peisazhe të një stili minimalist mesdhetar. Arkitektët italianë, pjesë e “Iraci Studio”, sollën në Green Coast përvojën e tyre më të mirë ndërkombëtare nga projekte të ndryshme në të gjithë botën. Projekti siguron:

•Funksionalitet
•Sipërfaqe të përmbajtura
•Ngjyra të zbehta me mbizotërimin e së bardhës
•Mobilim me linja të qarta
•Përdorim të materialeve të lehta
•Dekor të moderuar


Slide Green Coast Ancient History Slider HISTORIA Vendndodhja aktuale e Green Coast, e quajtur në antikitetin klasik Palaesti, dikur ishte një vendbanim i Kaonëve, një nga tre fiset e lashta Ilire në zonën e Epirit. Po ashtu, janë gjetur prova që në vitin 48 para Krishtit, gjatë luftës civile në Romë, në ndjekje të Pompeut, Jul Çezari vuri këmbë dhe pushoi legjionin e tij në plazhin e Palasës. Ai vazhdoi për në qafën e Llogarasë në një vend të quajtur më vonë Shtegu i Çezarit. Për të përkujtuar këtë moment historik, në hyrje të resortit është ndërtuar një monument i veçantë.

INVESTITORI

Green Coast Balfin Big Logo

Investitori i Green Coast Resort & Residences, Grupi Balfin, është një prej grupeve investitore më të rëndësishme dhe të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi Balfin, është gjeografikisht prezent në Shqipëri, Kosovë, Bosnje&Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Hollandë dhe Austri, duke punësuar rreth 6 000 persona.

Aktiviteti i Grupit Balfin përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e pronave të patundshme, shitje me pakicë, industri minerare, sektor bankar, turizëm, energji, logjistikë, etj. Grupi Balfin ka rritje të qëndrueshme dhe impakt përmirësues në komunitetet që e rrethojnë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve me përgjegjësi sociale.

PARTNERËT

Green Coast Partners